Artistja shqiptare e lindur në Kanada, Ana Golja, ka fituar dy çmime si producente e filmit “The Cuban”
Ajo ka rrëmbyer çmimet “Best Narrative Feature” dhe “Best Cinematography” në "Canadian Film Fest”.
“Doja të bëja diçka tjetër, diçka krijuese dhe të zgjeroja horizontet e mia brenda industrisë së filmit”, u shpreh ajo gjatë një interviste për median e huaj.
Si producente e filmit, Golja tregon se i është dhënë më shumë mundësi grave që të jenë pjesë e këtij projekti kinematografik.
“Ishte shumë e rëndësishme për mua si një vajzë e re në këtë industri, të vazhdoja mbështetjen ndaj grave në industrinë e filmit. Së bashku me pjesën tjetër të ekipit kemi menduar në mënyrë aktive për të angazhuar sa më shumë artiste në këtë projekt”, tha ajo.
Gjithashtu, Golja tek “The Cuban” luan personazhin e Mina-s, përkrah fituesit të çmimit Oscar, Louis Gosset Jr. Artistja shqiptare ka performuar dhe përballë publikut shqiptar, me aktorin Viktor Zhusti, si prezantuese e Festivalit të 57-të të Këngës në janar të 2018-ës.
Sondazhi i ditës:
Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?
-
PO
16.5%
-
JO
76.6%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 5113
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Uragani nxjerr në breg anijen e fundosur të shekullit të 19-të, autoritetet kanadeze nisin hetimet
31 Janar, 14:55
-
Rrëzohet avioni në Kanada, 6 të vdekur
24 Janar, 09:48
-
Një ditë pas 28 nëntorit, reperi me famë botërore, Drake surprizon shqiptarët, shfaqet i veshur kuqezi në videoklip, përmend edhe Prishtinën
29 Nëntor 2023, 19:52
-
VIDEO/ Shpërthimi i makinës me dy të vdekur në kufirin SHBA-Kanada, përjashtohet terrorizmi
23 Nëntor 2023, 11:53
-
Kanadaja refuzon ekstradimin e Ëngjëll Brahimit, në Shqipëri i dënuar me burg përjetë për vrasjen e një polici dhe djalit të tij 8 vjeç
16 Nëntor 2023, 23:05
-
Rrezik për sigurinë e informacioneve shtetërore, Kanadaja ndalon aplikacionin kinez WeChat në pajisjet qeveritare
31 Tetor 2023, 09:05
-
Nikolla takon Kryetaren e Senatit të Kanadasë Gagné: Aleanca strategjike Shqipëri-Kanada për mbrojtjen e paqes, kontribut për demokracinë
20 Tetor 2023, 21:25
-
Nikolla në Kanada! Homologu kanadez: Vlerësojmë lidershipin e fortë të Shqipërisë në KS të OKB dhe NATO
19 Tetor 2023, 16:29
-
Kryeparlamentari kanadez Fergus nis detyrën e re me pritjen e Nikollës: Vlerësojmë lidershipin e fortë të Shqipërisë në KS të OKB dhe NATO
19 Tetor 2023, 14:56
-
Kanadaja bën thirrje për hapjen e një korridori humanitar në Gaza
17 Tetor 2023, 10:15
-
Veliaj: Shqiptarët në Kanada, urë lidhëse mes dy vendeve! Kryeministri i Ontarios: Vajza ime e martuar me shqiptar
12 Tetor 2023, 12:39
-
Ftesa/ Veliaj merr pjesë në Forumin Urban në Toronto: Tirana një qytet i transformuar falë politikave për fëmijët
11 Tetor 2023, 19:15