Artur Zheji reagon pas padisë së vajzës së Linda Ramës me një aludim misterioz...

Artur Zheji reagon pas padisë së vajzës së Linda Ramës me një aludim misterioz...

Artur Zheji dhe Rea Xhillari

Gazetari Artur Zheji ka reaguar pas padisë së vajzës së Linda Ramës, Rea Xhillari, në drejtim të tij dhe shtatë portaleve të tjera, pas artikujve të publikuar prej tyre, ku shkruhej se ajo ishte në një lidhje bashkëjetese me Ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Por në fund të mesazhit të tij, Zheji kërkon nga Rama që të shkruajë një letër: "... E di vetë ai se kujt..." një aludim misterioz që mund të interpretohet si mesazh i Zhejit për kryeministrin pas vendimit të firmosur nga Genti Cakaj për rikthimin në atdhe të vajzës së Zhejit që ishte punësuar prej vitesh në ambasadën shqiptare në Romë.

Reagimi i Zhejit

Të njoh vetëm nga portreti, në një foto të shkrepur në një stacion treni në Zvicër, në një qytezë të vogël universitare dhe jo vetëm, ku shfaqesh e qeshur, simpatike dhe e pastër si njeri. Por duhet të të sqaroj me ngut disa gjëra, që duhet ti dish burimisht prej meje:

Unë as nuk kam nga ta di di dhe as e kam shpikur pjesën tënde personale të jetës, për të cilën ti, ende sa pa u vendosur diktatura e plotë në Shqipëri, ke të drejta të plota ta jetosh si të duash.

E dyta, bashkëjetesa nuk është as krim, as sharje dhe as fyerje për askënd, është maksimumi një koordinatë ekzistenciale, që nuk përbën asgjë të keqe as për atë që bën dhe as për atë që e përshkruan.

Franca e madhe, deri para pak kohësh ka patur një president, Hollande quhej ai. Ky zotëri president arratisej herë pas here nga pallati presidencial, majë një scooteri, për të takuar një mikeshën e tij, duke ju larguar rojeve personale. E fotografuan, pamjet ishin flu, edhe mund të ishte, edhe mund të mos ishte presidenti i Francës, por u botuan ashtu si ishin, dhe asgjë nuk i ndodhi kërkujt, në një vend demokratik.

Tani le të kthehemi te rasti yt. Ti përmend ne pasion e sipër termin “imoralitet intelektual” apo “perversitet”, nuk e di se ndaj kujt, ndaj mediave apo ndaj meje, këto po që janë fyerje, ndaj të cilave ke për detyrim “barrën e provës”, për ta provuar, por këto për mua janë thjesht ca fjalë inatçore, që hidhet kollaj pas krahëve.

Unë po të them hapur dhe në të nxehtë se nuk kam sajuar asgjë të tillë, këto janë lajme apo pandehma të tilla që qarkullojnë rrjeteve, sepse ti, padashjen tënde je person publik, për shkak të nënës tënde dhe lidhjes së saj zyrtare me kryeministrin.

Ti mund të ishe edhe subjekt për karikatura përshembull, edhe mbretëresha e Anglisë edhe princeshat e princat edhe të dashurat e tyre janë. Ndodhi një masakër e padëgjuar në Paris kundër karikaturave e mban mend, te Charlie Hebdo dhe terroristët, tek vrisnin 12 vetë, bërtisnin me të madhe se ndaj Profetit të tyre ishte bërë një shpifje e madhe dhe xhaxhi Edi, vrapoi në Paris, kundër terroristëve dhe prokarikaturave, të atyre fatkeqëve që u vranë mizorisht për këtë.

Xhaxhi Edi, ose kryeministri për ne, u thotë gazetarëve ditë pas dite, “pjellë e kazanit, kadrinj, derra që zhgryhen studiove” e të tjera si këto, duke nxitur urrejtje dhe kërcënime të papara për gazetarët, sidomos ndër militantët e përndezur, që sipas tyre, u rrezikohet vendi i punës, nëse ikën xhaxhi Edi nga pushteti.

Megjithatë, më vjen keq, sidomos për ty dhe vetëm për ty, që je lënduar, sepse më kujton lëndimin e përditshëm të fëmijëve të mi, kur me komandën politike nga xhaxhi Edi sot dhe nga xhaxha të tjerë politikanë të djeshëm, grupi i madh i sharësve politikë, që paguhet me taksat tona, bën kërdinë mbi emrin tim, në rrjetet sociale, me fyerje të mirëfillta dhe me emra të fshehur e me profile fake.

S’di ç’të them më tepër, në planin personal, por adresimi te unë është krejt i gabuar. Një këshillë, meqë më ke përmendur edhe moshën, ndoshta e kam gabim edhe këtë, se e lexova me shumë shpejtësi këtë lajm, në portale gjithashtu, vepro si ta mendosh TI, më mirë.

TI, personalisht, sepse “rastësisht”, unë, me fare pak të tjerë, kemi mbetur të fundmit gazetarë opozitarë në këtë vend dhe ky adresim i yti ndaj meje, bëhet sa hap e mbyll sytë, një adresim politik që xhaxhi Edi, njëkohësisht edhe kryeministri, mund ta ketë shtyrë përpara. Në shpërthimet e tija emocionale tashmë të famshme si në Kuvend, ashtu dhe ku të mundet.

E pra, të këshilloj, edhe si prind, meqë e kishe nënvizuar edhe këtë, që kjo gjë nuk bën për ty, për moshën dhe për formimin universitar perëndimor që besoj se po merr. Ndoshta në Mendrisio, ku ke dalë bukur në foto, në Canton Ticino të Zvicrës, sepse ka një superuniversitet arkitekture aty dhe shumë fakultete të tjera, që ma bëjnë zili edhe mua sot, pavarsisht moshës jo fare të re që kam.

Po të bësh ti Rea, një kërkim të pavarur, do të shohësh se unë personalisht nuk të kam përmendur kurrë, përveç ditës së sotme, dhe portali që unë drejtoj me 1001 vështirësi, nuk ka qenë asnjëherë burim, e aq më tëpër sajues i një lajmi të tillë.

Por ti e drejtove gishtin te unë, me emër e mbiemër dhe me përshkrime të pakëndëshme për mua, kjo përbën pak habi dhe është një rastësi, aspak e paqëllimshme duket, anipse për mua, janë thjesht ca goditje puplore, nga një vajzë e mirë si ty, sepse unë jam mësuar me vajzat tashmë.

Por shoh përtej mjergullës dhe me trishtim të thellë, se xhaxhi Edi, kërkon të na përdorë të dyve, në një gërshetim të panatyrshëm, ku ti je “viktima” dhe unë xhelati, dhe kjo është e pafalshme, të paktën në Perëndim…

Unë e dashur Rea, e pranoj, kam edhe fajin e madh që kam vënë deri disa vite më parë, disa dhjetëra tulla, në ngrehinën njerëzore të këtij kryeministri, që sot, është në shëmbje e sipër, kurse ti, je realisht një krijesë pa asnjë faj në këtë mesele, prandaj të këshilloj, nëse nuk do të bësh një hap përpara në politikë, edhe kjo e drejta jote është, kjo nisëm nuk bën për ty.

“Bashkëjetesa” jote më Cakajn, është ndoshta një shpikje, që buron nga panatyrshmëria absolute se si Cakaj, u katapultua nga xhepi i vogël i xhaxhi Edit, në atë detyrë të lartë, nuk e di çtë them… se po të shumosh komplimentet e xhaxhi Edit për Cakajn, bëhen disa kulla të larta dhe disa mullarë bari për kusur…

Ndoshta pra, pikënisja buron nga absurdi që më ciniku i politikanëve të sotshëm shqiptarë, nuk dihet ku i gjeti ato kuintalë mjalti në ngritjen e statujës së rrejshme, të këtij Cakajt, që na u bë edhe qejfi tanimë, që krijuam bindjen se ske fare lidhje, falë fjalëve të tua, edhe të hidhura qofshin…

Sëfundi, në dijeni të plotë se edhe xhaxhi Edi do ti lexojë këto rradhë patjetër, shpreh dyshimin se, nëse edhe Edi, do të kishte guximin dhe të gjente dot, një qelizë të dlirë në qënien e tij, e të mund të shkruante edhe ay, një letër të ngjashme.

E di vetë ai, se kujt…

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Asra: 20/07/2020 23:27

    Jo nuk ma merr mendja Zoti Zheji sepse ky quhet Nepotizem. Madje mbaj mend qe ne kohen e dikujt pa permendur emra gati sa nuk u be terror per kete punen e Nepotizmit. Madje mesa di une ne Kryeministri zgjidhen njerez qe kane mesatare te larte. Por respekte Zoti Zheji nuk mund t'ju them absolutisht asnje fjale te keqe.

    Përgjigju
  • Lamja: 26/04/2019 03:29

    Me vjen keq kur komentet shkruhen nga e njejta dore. Zheji shkruajti mendimin e tij per te drejten e tij. Tek e fundit ajo mund te bashkjetoj ose jo me kete tipin kujt I plasi. Gazetari ka per detyre profesjonale te investigoje per te dhene nje pergjigje pse u zgjodh pikerisht ky tipi per minister.

    Përgjigju
  • Niku: 25/04/2019 15:58

    Keshtu eshte, kur kapercen shume hunj, njeri te hyn. I jepni gojes pa dogane dhe pastaj ju djeg kur dikush ju kthehet. Mesoni te flisni me fakte dhe te matni fjalet qe leshoni. Boll luajte rolin e viktimes qe menaxhon portalin me 1001 halle se nuk I vjen gjynah askujt. Kur te mesoheni te shkruani sic duhet, pa perhapur thashetheme te pabaza, atehere do te jete nje dite e mire ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Ilyricum: 25/04/2019 11:58

    Ka dy mundesi, pertej teksteve te stergjatura qe nuk mettendo me thelbin: 1. Z. Zheji denohet nese nuk gjen dot nje portal apo burim lajmi te publikuar mbi kete qeshtje para se ta hapte si teme ne emisionin e tij. 2. Znj. Xhillari denohet dhe demshperblen Z. Zheji nese del qe ne emisionin apo portalin e tij eshte perdorur shprehja: “flitet qe...megjithese une nuk e besoj nje gje te tille”.

    Përgjigju
  • Lule: 25/04/2019 11:58

    Do doja te shkruaja gjate po nuk ia vlen...e ke ulur nivelin fare Zheji...nese ne Shqiperi ka shume kazane, dhemb shume kur edhe ti behesh nje i tille duke na lene fare pak shprese te professionalizmi i medias

    Përgjigju
  • Mikel Pepa: 25/04/2019 11:11

    Me harxhove kohen, gazetar Legen.. !

    Përgjigju
  • tori: 25/04/2019 10:48

    Bindja yte nuk ka asnje vlere,ajo eshte personale dhe vetem e ytja.Te shkruash genjeshtra e mashtrime kur ke qellim personal diskretitim te personave eshte faj bile I rande.Un besoje jam I bindur(permbajtja e shkrimeve te tuaja) se ti Zhej,Shkullaku, Rakipi,Lubonja jani nje grup antiqeveri e ne vecanti anti Rame.Shkrimet e programet tuaja merren thjeshte me mendyren se si te deskretitojme Ramen e qeverin e ti.Qeveria vertet ka te meta,por rritja ekonomike stablel per 5vite eshte afersisht 4%,rritja e numrit te turisteve cdo vite me mbi 15%,perkrahja e hapur kunder ministrave te mbrendeshem qofte Tahiri(nqs del I pafajshem ku e si do rreagoni ti dhe grupi elitik gazetaresk),akuza pa fund e te gjthefareshme kundrejt ministrit te dyte te mbrendeshem te qeveris Rama, Xhafa e se fundi I njajti sulm kundrej ministrit Lleshi nje minister me personalitet e dinjitet.Pse nuk shkruani kunder Salianjit(mashtruesit e rregjizori I shandalit"babale",njeriu qe mohon apo nuk din se ka ka vella)L.Bashes apo ish ministry Bardhi qe cdo deklarim I tyre eshte genjeshter e mashtim.kY SULM I YTI KA BAZE INATIN E URREJTJEN TANDE PERSONALE NDAJ RAMES,POR SE PAKU BEHU BURRE(MEGJITHESE NUK KE QENE KURR) E NUMROJI TE MIRAT E TE KEQIJAT,DREJT E PA FRIKE,ATEHERE DO TE RESPEKTOJME E NDEROJME.POR ASNJEHERE MOS FOL E SJELL ARGUMENTA SI TE SALIANJIT,BARDHIT,LULIT E LOLOS PLAK karaduzit BERISHA KU NE TO KA VETEM MASHTRIM E GENJESHTRA.

    Përgjigju
  • Tirana: 25/04/2019 08:44

    Nga menyra e justifikimit ky Zheji nxjerr vete, shume qarte pisllekun qe ka bere! Nuk ka fjale ne Shqip, as fjalet e telendareve, as filozofite moderne, as sharjet e diqitalit te Sales, as sharjet me te keqija te karakterizojne kete Burre dhe ndyresine qe ka bere per kete vajze te re qe sapo fillon jeten! Ku je katandisur mor i shkrete, me vjen keq pa fund, se si mund te katandiset nje njeri ne kete fare feje!! "Nje kriminel" i lloji te veçante, mediatik apo digital, nje "krijese moderne" Pa fjale .....

    Përgjigju
  • Erik: 25/04/2019 07:48

    Burre zagar, thashethemexhi, komplet njeri i degraduar. Rama eshte marre me ty dhe ka shprehur nje opinion kur te thote kadri apo derr edhe pse ato i ka thene ne numrin shumes, por s'eshte marre me familjare te tute veç ne rastet kur t'i ka levduar prinderit dhe gjysherit, e ben dot dallimin o koketul?

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 24/04/2019 23:09

    O Zhej ...

    Përgjigju
  • redi: 24/04/2019 22:31

    Artur Zheji ke perfundu ne nje pleher e fake news . Po cfar ke me Ed Ramen mos kslo dhe tek femiha e gruas se ti , aq me teoer per veshtje qe nuk jane as te verteta. Ti je misionar inatcor i luftes politike opozit mazhorance por qe fjala jote te kete peshe duhet te bazohet ne denoncime dhe kritika reale te bazuara ne prova dhe jo ne fantazite tuaja

    Përgjigju
  • Sali Berisha: 24/04/2019 22:25

    MOR MUT STERMUTI ARTUR ZHEJI.. TASHTI SIPAS TEJE,, KJO DUHET ME BASHKEJETU ME DIKE QE TI TA PERGOJOSH? PO TE ISHTE VAJZA JOTE MOR QELBANIK DHE T'IA NGJESHNIM NJE DASHNOR NGA PARTIA DEMOKRATIKE SI PERSHEMBULL KLEVIS BALLIUN,, SI DO TU DUKTE TY MOR EDEPSEZ. PO SHIKO MOR QEN BIR QENIT, GRUN TANDE QE NDOSHTA TE IKEN NGA DYSHEKU YT NATEN, DHE PERFUNDON TEK LULI APO MEDIU. LEGEN BURR,, QEKE ME KEQ SE PROSTITUTAT.. TE Q..RO..

    Përgjigju
  • Rusi: 24/04/2019 21:02

    Pergjigje tipike jo burrerore, njeri i ulet pa vlere.

    Përgjigju
  • Ali: 24/04/2019 20:43

    O Arthur e pranin qe nuk je burim, por perse bohe shper dares. SHPERDARSI eshte me I lig se meret me shume njerez dhe denohet me te per. Kujdes Mos leh shume se keq do perfundosh.

    Përgjigju
  • moni: 24/04/2019 20:29

    Zheji je nje njeri i neveritshem, nje hibrid mes rreshqanoreve dhe butakeve. Pak rendesi ka nese Rama eshte mbreti i maskarenjve apo eshte burre i mire. Ti ke vjelle diarrene tende duke dashur te njollosesh Ramen me ane te nje thashethemi ku perfshin dhe Rean. Tani qe ajo do te padise ne gjykate, e cila me siguri de te detyroje ta demshperblesh po ben si ato buçet qe pasi lehin, dhe dikush i shkelmon fillojne e kuisin. Ka nje fjale popullore qe thote: " o fole e mbaje, o dhite dhe haje".

    Përgjigju
    • Rudi: 24/04/2019 21:35

      Legen njeri i ndyre

    • Lika: 24/04/2019 21:00

      Ama vajza jote per cmerite ishte ne Ambasade Apo qe ti je nje llapaqen me lesh ne vesh Armiku i sapunit

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet