Arvizu, mesazh drejtuar shqiptarëve
"Të bashkuar për Ukrainën,për liri"

Arvizu, mesazh drejtuar shqiptarëve<br />"Të bashkuar për Ukrainën,për liri"
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu përmes një mesazhi me audio-video i kërkon popullit shqiptar të bashkohet me SHBA dhe aleatët e tjerë për të mbrojtur pavarësinë, demokracinë dhe lirinë e Ukrainës.
 
Duke u ndalur tek zgjedhjet Presidenciale të 25 Majit që do zhvillohen në Ukrainë, Arvizu kërkon që Rusia ta lërë popullin e Ukrainës të zgjedhë vetë të ardhmen e tij.. Këtë mesazh audio-video, Arvizu e ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook të ambasadës amerikane
 
'Miqtë e mi, jam këtu për t’ju kërkuar që të bashkoheni me mua dhe të gjithë Ambasadën Amerikane, si dhe me SHBA-të në mbështetje të demokracisë. Unë ju kërkoj që të bashkoheni me ne për pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës, për të nënvizuar rëndësinë jetike për zgjedhje presidenciale të lira dhe të drejta në Ukrainë, më 25 Maj.
 
Gjatë qëndrimit tim këtu në Shqipëri unë kam qenë dëshmitar i përkushtimit të fortë dhe të palëkundur që shqiptarët kanë për demokracinë. Prandaj dhe unë besoj se kjo çështje është e rëndësishme për të gjithë ju.
Ju e dini vlerën e demokracisë, sepse ju keni jetuar shumë vjet në mungesën e saj. Ju e dini çmimin e lirisë, sepse ju keni luftuar për të.
 
25 Maji është një mundësi e vërtetë për popullin e Ukrainës për të vendosur për të ardhmen e tyre pa ndërhyrje të jashtme dhe për të shprehur vullnetin e tyre nëpërmjet fletëve të votimit, jo nëpërmjet presionit të armëve.
 
Prandaj dhe mesazhi ynë është shumë i thjeshtë: Lëreni Ukrainën të votojë! Lëreni popullin e Ukrainës të vendosë vetë për të ardhmej e tij dhe lëreni atë ta bëjë këtë nëpërmjet zgjedhjeve të drejta, të hapura dhe të lira për të gjtihë.
 
Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të vendosë për t’i dhënë popullit ukrainas që të vendosë vetë për të ardhmen e tij dhe t’i japë atij mundësinë e të marrit frymë nëpërmjet një procesi demokratik.
 
Dhe kjo është arsyeja se përse ne kërkojmë nga ju, populli shqiptar, që të bashkoheni me ne dhe aleatët tanë ndërkombëtarë. Të bashkoheni me ne në mbështetje të zgjedhjeve të 25 Majit në Ukrainë. Të bashkoheni me ne në mbështetje të demokracisë. Një zë i përbashkët SHBA, Shqipëria dhe aleatët tanë. Të bashkuar për Ukrainën. Të bashkuar për demokracinë. Të bashkuar për lirinë.'

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet