AS Roma kthen Claudio Ranierin nga pensioni, trajneri 73-vjeçari udhëton drejt Londrës për të takuar pronarët

AS Roma kthen Claudio Ranierin nga pensioni, trajneri 73-vjeçari udhëton drejt Londrës për të takuar pronarët

Claudio Ranieri

AS Roma është në kërkim të një trajneri të ri, kjo pas shkarkimit të Ivan Juric. Drejtuesit e klubit të Serie A duket se do kthejnë nga pensioni 73-vjeçarin Claudio Ranieri. Pasi shpëtoi Cagliarin nga rrëzimi, Ranieri doli në pension dhe e mbylli me trajningun, por një telefonatë i ka prishur mendjen pak muaj pasi vendosi tërheqjen.

Tanimë trajneri ka udhëtuar drejt Londrës për të takuar pronarët e Romës, familjen Friedkins. Kjo do jetë hera e tretë nëse Ranieri kthehet te Roma, hera e fundit para pesë vitesh.

Të gjitha rrethanat të çojnë në firmën me 73-vjeçarin, kjo pasi Federata Turke e Futbollit tha "jo" për të lënë të lirë Vincenzo Montellan.

Me De Rossin dhe Ivan Juric të shkarkuar dhe që ende paguhen pasi janë nën kontratë, firma me Ranierin duket se është mundësia më e mirë për Romën edhe ekonomikisht.

Mancini, Rudi Garcia, Allegri, De Rossi, Terzic, Ranieri, Lampard dhe Graham Potter, këta janë emrat e lidhur me firmën si trajneri i ri i Romës dhe 73-vjeçari Ranieri është ai që kryeson garën.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

'Repolitix'/ Logu: Rikthimi i Berishës nuk mjafton për ta bërë PD-në alternativë qeverisëse

'Repolitix'/ Logu: Rikthimi i Berishës nuk mjafton për ta bërë PD-në alternativë qeverisëse