Asgjesohen 4192 rrënjë kanabis në
Vlorë, Gjirokastër, Shkodër e Krujë

4192 rrënjë bimë narkotike e lloit kanabis sativa janë zbuluar dhe asgjesuar në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër e Krujë në kuadër të operacioneve anti drogë që po ndërmeren çdo ditë nga policia në të gjithë Shqipërinë.

Policia ka vënë në pranga vetëm një kultivues të bimëve nakotike dhe është vënë në kërkim të identifikimit dhe kapies së kultivuesve të tjerë. 

Krujë, asgjësohen 420 rrënjë kanabis të mbjella në 7 parcela
Asgjesohen 420 rrënjë Cannabis Sattiva  gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatin Arrameras në Fushë Krujë, në një parcel të mbjellë me misër.

Asgjesimi i lëndës narkotike u bë në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike të zhvilluara nga Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë për “ Parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike “ është përfunduar me sukses operacioni “Arrameras 2015”.

Lënda narkotike është gjetur e mbjellë në 7 parcela.Bimët u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.

Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë,vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve për veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike”.

Vlorë, asgjesohen 2672 rrënjë kanabis në Vlorë, ishin mbjellë në 17 parcela
2672 rrënjë bimë narkotike e lloit kanabis sativa janë asgjësuar gjatë një kontrolli të kryer nga Policia e Vlorës gjatë një kontrolli të ushtruar kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Bima narkotike u zbulua në fshatin Dushkarak të Vlorës në vendet e quajtura Lumi i Dushkarakut", "Korija e Qazimit", "Gropa e Dheplrës". Ata ishin të mbjella në 17 parcela dhe lartësia e tyre varionte nga 10 cm deri në 130 cm.

Ndërkohë, u bë asgjësimi i plotë i bimëve narkotike më djegie.

Policia po punon për identifikimin dhe kapien e kultivuesve.
kanabis
kanabis
kanabis


Gjirokastër, asgjesohen 820 rrënjë kanabis, arrestohet  autori
Gjatë ditës së djeshme , efektivat e Komisariatit të Policisë  Gjirokastër në vijim të     kontrollit të teritorit për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të kultivuara si dhe mbi bazën e informacioneve të  marra në  rrugë  operative kanë  bërë  asgjesimin e 820  rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva në vendin e quajtur “Skërficë”,të fshatit Fushë Bardhë, Gjirokastër.

Nga kryerja e  veprimeve të para hetimore u bë  arrestimi i shtetasit: Dino Xhuvani, 39 vjeç , banues në fshatin Fushë Vëri,Delvinë.

Arrestimi i tij u bë  për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet.
 
Shkodër, asgjësohen 280 rrënjë kanabis, në pranga autorët
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të opreracioneve antikanabis.   Në vëndin e quajtur "Përroi i lagjes Geraj",  në fshatin Mazrek, në komunën Gur i Zi, në Shkodër, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan katër parcela me 230 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.

Ndërsa në vëndin e qujatur "Përroi i Kishës",  në fshatin Vig, në komunën Vig Mnelë  Shkodër, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan : 1 parcelë me 50 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.

Për të dy këto raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale « Kultivimi i bimëve narkotike”.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    100 vjet parlamentarizëm, a jeni të kënaqur me nivelin e deputetëve aktual të Kuvendit?