‘Askush nuk më pyeti’, Mediu ‘rrëzon’ Berishën: Nuk do të jem te protesta e 6 dhjetorit, ta konsultojë para me të huajt

‘Askush nuk më pyeti’, Mediu ‘rrëzon’ Berishën: Nuk do të jem te protesta e 6 dhjetorit, ta konsultojë para me të huajt

1669040856_finalprojekt.00064914.Still001.jpg

Edhe pse ka disa ditë që ka shpallur vendimin që më 6 dhjetor, ditën kur do të vijnë në Tiranë liderët e Bashkimit Evropian, do të zhvillojë një protestë me pretendimin se ‘Evropa duhet të shohë shqiptarët’, Sali Berisha ende nuk ka marre asnjë mbështetje nga aleatët e tij për këtë ‘aventurë’. 

Madje Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republike, është bërë i pari që ka shprehur mosdakordësinë e tij në lidhje me këtë. Në një intervistë dhënë për median deklaroi hapur se nuk do jetë pjesë në protestën që do të zhvilloj Parta Demokratike në 6 dhjetor, duke thënë së nuk i ka kërkuar askush mendim. Mediu u shpreh se ditën që do të zhvillohet protesta PD ai do të jetë i pranishëm në një takim të rëndësishëm për Internacionalen Demokratike.

Edhe pse e ka dhënë arsyen e mosprezencës së tij në protestë, sërish nuk ka ngurruar të shpreh mendimin e tij lidhur me organizimin e protestës. Protesta e opozitës do të zhvillohet në Tiranë në të njëjtën ditë që do të zhvillohet samiti BE-Ballkan Perëndimor dhe ky fakt, sipas kryetarit të Partisë Republikane duhet t’a vendos opozitën përpara një përgjegjësie të madhe. Mediu është i mendimit se data e protestës së PD duhet të shqyrtohet me kujdes pasi mund të krijojë hapësira për keqinterpretime. 

“Unë padyshim e vlerësoj që protesta është një nga elementët më të domosdoshëm politik, në mënyrë të veçantë të opozitës. Por për protestën e 6 dhjetorit as nuk më ka pyetur kush, as më ka kërkuar njeri mendim. Por ajo që dua të them, është që protesta nuk duhet kthyer në qëllim në vetvete të opozitës.”, ka thënë Mediu

Gjithashtu, përveç faktit që ka reagur për protestën dhe vendimet që janë marrë, ai është i mendimit se PD duhet të konsultohet me partnerët dhe partitë simotra si Partitë Popullore Europiane, kjo sepse do t’a ndihmojë Pd të ketë avantazh. 

“Meqënëse ndodhemi para një samiti të rëndësishëm, është e rëndësishme atë marrëdhënie që ka Partia Demokratike apo Republikane, dhe parti të tjera të opozitës, në momente të tilla duhet të kemi një qëndrim të përbashkët me partnerët tanë, me Partitë Popullore Europiane, me Partitë Konservatore Europiane, edhe me ata njerëz apo qendra vendimarrëse europiane, në mënyrë që mos të krijojmë perceptime të gabuara të cilat mund të kthehen në disavantazh opozitar.”, është shprehur Mediu.


Lajmi kryesor:

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha mund të mbetet vetëm? Meta ende pa përgjigje, edhe pas 30 minutash takim aleatin në selinë blu! Mediu: Duhen pyetur partnerët


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Samiti i BE në Tiranë do përshpejtojë integrimin?



×

Lajmi i fundit

Pele në gjendje të rëndë shëndetësore? Vajza e legjendës tregon të vërtetën

Pele në gjendje të rëndë shëndetësore? Vajza e legjendës tregon të vërtetën