'Asnjë masë në qendra shëndetësore', Vokshi: Qeveria bën propagandë, mjekët në mëshirë të fatit

'Asnjë masë në qendra shëndetësore', Vokshi: Qeveria bën propagandë, mjekët në mëshirë të fatit

Partia Demokratike ka ngritur grupe pune në lidhje me monitorimin e situatës nga koronavirusi, ndërsa ish deputetja Albana Vokshi e shoqëruar nga ish-nëndrejtori i departamentit të Shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi vizituan qendrën shëndetësore të Kamzës. Vokshi tha për mediat se mjekët janë lënë në mëshirë të fatit pasi nuk janë pajisur as më mjetet elementare, si doreza, maska apo dezinfektues. Sipas saj qeveria po bën propagandë në lidhje me masat për koronavirusin, por në fakt nuk ka marrë asnjë të tillë. Vokshi tha se mjekët janë më të rrezikuar se janë kontakti i parë me pacientin, ndërsa shtoi se qendra spitalore e Kamzës ka 24 orë pa ujë, në një situatë ku kërkohet larja e duarve në mënyrë të vazhdueshme.  Ish deputetja e PD tha se është lajm i mirë që vendi ynë ende nuk ka asnjë rast me koronavirus, por shtoi se qendrat shëndetësore janë në mëshirë të fatit.

'Jam këtu me doktor Koduzin si pjesë e grupit të punës që ka ngritur kryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha për të monitoruar situatën në lidhje me koronavirusin. Të gjithë tashmë jemi të ndërgjegjshëm që Shqipëria është në një rrezik potencial për mbërritjen e koronavirusit, pasi shteti fqinj, me të cilin kemi shumë shkëmbime humane, tashmë është në gjendje alarmi, si dhe janë shpallur edhe rastet e para në vende të tjera të rajonit. Ne shkuam dhe biseduam edhe me disa mjekë të kësaj qendre shëndetësore, pamë vetë situatën. Nuk janë pajisur deri tani as me doreza, as me maska të standardeve të OBSH-së, as me dezinfektues. Praktikisht, mjekët dhe stafi shëndetësor i kësaj qendre shëndetësore, jo vetëm i kësaj qendre por i gjithë qendrave shëndetësore në Shqipëri, stafi mjekësor i gjithë spitaleve në Shqipëri dhe urgjencat, praktikisht, janë në mëshirë të fatit. Qeveria po bën propaganda. Mjeku është kontakti i parë me pacientin, është ai i cili mund ta marrë virusin i pari dhe mund të rrezikojë jo vetëm jetën e tij, por edhe jetën dhe shëndetin e familjarëve të tij dhe të pacientëve, sepse mund të jetë bartës. Jo vetëm kaq, por një gjë shqetësuese është për të cilën ne u informuan që dje për shembull - kjo qendër shëndetësore nuk ka pasur 24 orë ujë. Mendoni pak një qendër shëndetësore të cilës qeveria nuk i siguron as ujin. I vetmi njoftim i qeverisë është: lani duart, lani duart, por në mungesë të ujit si mund të bëhen vizitat?! Si mund të mbahet higjiena e një qendre shëndetësore?! PD ka sinjalizime që mjekë në reparte të ndryshme të QSUT-së, janë të papajisur me mjetet elementare. Kjo do të thotë se stafi shëndetësor i spitaleve, i qendrave shëndetësore është në mëshirë të fatit', tha Vokshi

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BURRI SHMTUAR: 25/02/2020 22:18

    Kjo gruaja me fytyr burri të shëmtuar albana vokshi është kryehajdutja e partis kak pd. Kjo tani po lef pa pushim se ska mo çfar me vjedh mo. O pik e zez çe ka gjet Shqiprin. Hajdutja gërthet kapeni hajdutin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet