Pas tragjedisë në Himarë, asnjë mjet lundrues nuk qarkullon në bregdetin e Vlorës! Kreu i ri i Drejtorisë Kufitare: Pa dokumente nuk mund t'i nxirrni

Pas tragjedisë në Himarë, asnjë mjet lundrues nuk qarkullon në bregdetin e Vlorës! Kreu i ri i Drejtorisë Kufitare: Pa dokumente nuk mund t'i nxirrni

Foto ilustruese

Asnjë mjet lundrues nuk ka dalë sot në det. Drejtori i ri i drejtorisë së Kufirit të Vlorës Eduart Sulejmani është shprehur se asnjë mjet lundrues nuk do qarkullojë në ujrat e bregdetit te qarkut të Vlorës. Janë duke u kontrolluar të gjitha dokumentacionet e mjeteve lundruese kryesisht Gomone, Skafe ndërsa Jet Ski-të i kanë hequr. Sulejmani është shprehur se mjetet lundruese që të lëvizin në det duhet të kenë një sërë dokumentash, që nga ato të mjetit, licencë turistike, NIPT të regjistruar në QKR, kontrat me zyrën e punës, të jenë të siguruar etj. Nëse do të mungojë qoftë dhe një dokument do të merren masa administrative deri në bllokim të mjetit lundrues. 

Një ditë më parë, ishte policia kufitare cila jepte lejet për gomonet që te lëviznin në det, ndërsa në det ishte dhe gomonia e policisë që kontrollonte mjetet për dokumentacionin. Më pas policia dha urdhër që të mos lëvizë asnjë mjet lundrues në det. Në këtë mënyrë, pronarët janë detyruar të kyçin mjetet lundruese që i jepnin me qira gjatë sezonit veror. Kjo vjen pas tragjedisë në Himarë ku komisari Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia teksa drejtonte gomonen. Edhe Policia Kufitare e Sarandës e Ksamilit ka marrë vendimin për të mos lejuar lëvizjen e mjeteve motorike. Ky vendim parashikon se asnjë mjet uji jetski dhe skaf nuk do të lejohet të akomodohet dhe qarkullojë në ujërat e 140 plazheve private dhe 5 plazheve publike në Sarandë dhe Ksamil.

Vendimi përjashton vetëm mjetet ujore të licencuara për udhëtime turistike, të cilat do të lejohen të dalin vetëm nga Porti dhe nga Limani dhe nuk do të lejohet hyrja dhe dalja e tyre nga territoret e plazheve apo mole të ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe të cilat nuk janë të licencuara.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua më 2 gusht në plazhin e Potamit në Himarë, ku Arjan Tase duke drejtuar gomonen ka goditur për vdekje një 7-vjeçare. E mitura Joanda Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Drejtuesi i gomones ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia. Sot pritet të jepet masa e sigurisë për akuzën "vrasje me dashje", nga e cila rrezikon 10-20 vite burg.

A.M./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 05/08/2022 12:51

    S'ka nevoje per ndalim qarkullimi total. Sigurisht kur s'kane dokumentacionin e duhur normal qe jo. Por une mendoj qe duhet me teper patrullim neper plazhe se sa nje dalim total i mjeteve.. Patrullim nga deti dhe nga toka, pse jo dhe here pas here nga ajri. Sot s'ka nevoje te ngrihet helikopter per patrullim. Mjafton nje dron me kamera dhe dergon patrullen ne toke ta bllokoje mjetin dhe arrestoje personin.

    Përgjigju
  • Populli: 05/08/2022 11:51

    Edhe ne Borsh ju ndodhem une aktualisht erdhen nxorren komplet mjetet gje qe fakton mungesen e dokumentacionit. Cuna nga 18vjec duke drejtuar motoskaf te permasave gjigande me nga 2 motorr dhe dje duke i trashur edhe zerin policise. Keto masa merren pa filluar sezoni jo pasi vdesin 10 veta.

    Përgjigju
  • Kçk: 05/08/2022 11:24

    Perderisa nuk ka mjete ne det, tregon qe asnje nuk disponon dokumenta.

    Përgjigju
  • Bledar: 05/08/2022 11:24

    Nuk ka nevoje per masa idiote, bllokime si ne kohen e Enverit. Thjesht respektoni ligjin Aksidente ndodhin cdo dite neper bote dhe askund nuk fshihet inkompetenca e organeve (in)kompetente mbas urdherave te tille te pa kuptimte I thoni popullit si ka mundesi qe nje anetar i policise nis nje mjet te tille pa leje drejtimi?? E njejta gje per 18 vjecaret qe marrin patenten e makines dhe ikin nga zyra e patentave me nje Mercedes AMG 6.3 I thoni popullit si ka mundesi qe organet qe duhet te ushtrojne kontrollet mbyllin te dy syte per mjetet qe nuk respektojne largesine nga bregu? Inkompetente dhe te rendomte

    Përgjigju
  • xXx: 05/08/2022 10:54

    Shtet i mbaruar,nuk i kontrolloni dot se s'ka shtet i bini shkurt i fusni nje te ndaluar te gjithëve...Atë që po i bën kjo qeveri këtij populli s'ja bëri as Sali Serbi dhe as turku e gjermani...

    Përgjigju
  • Luan: 05/08/2022 10:50

    Liria e shprehjes eshte sport i rrezikshem, thane komunistet ne '45-en dhe e ndaluan... kaluan 50 vjet... zhurmat dhe muzika shqeteson pushuesit, dhe e ndaluan e i mbyllen pushuesit qe ne oren 11 neper hotele, varkat dhe skafet vrasin pushuesit dhe i ndaluan te dalin ne det. Absurdi i ketij vendi vazhdon non stop. Si ka mundesi qe nuk bejne dot nje ndarje te shapit nga sheqeri per ti kenaqur te gjithe (sic ben gjithe bota), edhe ata qe duan te lundrojne edhe ata qe duan te degjojne muzike, edhe ata qe sduan te bejne asgje duhet te ndihen mire kur per te gjithe ofrohet sherbim. por eshte nje vend i mjere ky. duhet me ik naten sepse nuk ka shance te ndreqet. ka shum komunista

    Përgjigju
  • Lala: 05/08/2022 10:22

    Shpejt u kujtuat..mbas 10 vjeteve QE Ka jetski e skafe.legena

    Përgjigju
    • xXx: 05/08/2022 10:57

      Jetski ka në gjithë botën,por ka ligje që nuk të vjen pabuksi dhe të bën manovra te koka kur je duke notuar...

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza