Gjatë ditës së sotme, kryetari i Partisë Demokratike u shfaq në Manëz duke takuar banorë të prekur nga tërmeti i nëntorit. Basha publikoi në facebook videon me kryefamiljarin e familjes Barruku në fshatin Kameras të Manzës, duke shkruar se prej 10 muajsh, shteti nuk ka marrë asnjë masë për të strehuar këtë familje. Në fakt, video e publikuar nga Basha është një bllof i madh mediatik, së pari sepse vetë qytetari me të cilin Basha po komunikon, Kadri Barruku, pohon se nga qeveria shqiptare ka përfituar bonus qeraje, me të cilin paguan qeranë e një shtëpie në Durrës ku aktualisht jetojnë fëmijët e tij.
Lexo.al ka siguruar edhe dokumentacionin që provon se deklarata e zotërisë është e vërtetë. Kjo më poshtë është fatura e likujdimit të këstit të shtatë të bonusit të qerasë për këtë familje. Por çfarë do të ndodhë më tej me fatin e kësaj familjeje dhe a është e vërtetë që kjo familje është skualifikuar nga programi i rindërtimit siç pretendon Basha në videon e tij? Një tjetër dokument që provon mashtrimin e trashë me të cilin Basha përpiqet të fitojë vëmendjen publike.
Bashkia Durrës ka miratuar këtë listë përfituesish nga programi i rindërtimit për disa njësi të bashkisë Durrës, mes tyre edhe Manëz, që do të përfitojnë për banesat individuale. Siç shihet, pjesë e kësaj liste është edhe emri i Kadri Barrukut, shtëpia e të cilit sipas akt ekspertizës duhet të prishet. Në dokument theksohet se zotëria në fjalë është përfitues i grantit të rindërtimit, që do të thotë se është kualifikuar për banesë të re me ndihmën e qeverisë shqiptare. /Lexo.al
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
7.7%
-
Të vogla
84.6%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 26
Lajme të tjera
-
'Rithemelimit i duhej marrëveshja', Duka në 'Studio Live': Opozita nuk e ka luksin të jetë indiferente ndaj Bashës
27 Mars, 17:52
-
Basha për Report Tv: Serbia po ndjek axhendën e sponsorizuar nga Moska! Do destabilitet në rajon! T'i japim Kosovës 50 milionë euro për sigurinë
27 Mars, 17:30
-
Kosova propozohet për anëtare në Këshillin e Europës, Basha: Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve! Presidenti Begaj: Arritje e merituar
27 Mars, 16:41
-
Basha në Paris, takim me Kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme të parlamentit francez: Franca të mbështesë Kosovën për në KiE
26 Mars, 19:10
-
Ylli Pata: Bashkimin e kujt PD ka në dorë Lulzim Basha?
25 Mars, 18:32
-
E akuzoi për pazare me Ramën, Basha përplasje në distancë me Metën: Ka marrë malet për t'ju fshehur drejtësisë
25 Mars, 14:56
-
'PD ka gati ofertën për shqiptarët', Basha nga Lushnja: I japim fund politikës me premtime të ditëve të fundit të fushatës
24 Mars, 17:26
-
Lulzim Basha e Rithemelimi ‘përplasen’ në Dibër! Kreu i PD: Rrinë si qengja para Ramës, iu nënshtruan për pazare! Bardhi: U bashkuam
24 Mars, 12:36
-
Skënder Minxhozi: Antiberishisti i fundit Lulzim Basha
23 Mars, 14:25
-
'Nevoja për një 22 mars të dytë është një domosdoshmëri!' Basha kujton fitoren e parë të PD-së 32 vite më parë
22 Mars, 14:42
-
Grida i bëri KPD Bashës përmes Top Channel!
22 Mars, 10:33
-
VIDEO/ ‘Nuk iu thotë fjala një gojë’, lapsusi i Bashës pasi u përjashtua nga Kuvendi
21 Mars, 15:45