Asnjë ndryshim në 5 bashkitë e qarkut Tiranë, kryetarët aktualë rikandidojnë në 14 maj! Veliaj: Në këshillin bashkiak ka prurje nga bota akademike

 

 

Nuk ka asnjë ndryshim të emrave që do kandidojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit në 5 bashkitë e qarkut të Tiranës. Këtë e deklaroi Veliaj i cili rikonfirmoi kandidimin e kryetarëve aktualë në bashkitë e këtij qarku, duke u shprehur se kryetarët e bashkive të këtij qarku kanë realizuar punë të mirë gjatë mandatit të tyre.

“Kemi konfirmuar kandidatët për Qarkun e Tiranës - është qarku më i madh, me 700 mijë votues. Tirana ka vajtur me 62 kandidate. Me përqendrimin e popullsisë Tirana do të ketë gjithmonë e më shumë zë, edhe me ndryshimin e mandateve në 2025, kështu që kemi marrë disa vendime jo vetëm për të fituar 14 Majin, por për të menduar edhe për fitoren e radhës. 

Në bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla do të vazhdojë të ketë përkrahjen tonë. Bashkia e Rrogozhinës është transformuar totalisht. Me Redjan Krajlin do të vazhdojmë në Kavajë, duam të vijojmë investimet aty. Në Vorë, ne bëmë një eksperiment, provuam Blerim Sherën në zgjedhjet e parakohshme. Ka qenë një eksperiment që ka dalë me sukses. Duam që Vora të mos jetë një vend tranzit, por një destinacion. Do vazhdojmë me Rakip Sulin në Kamëz. Kamza, ndoshta ka pasur transformimin më të madh. Unë e di që e mira nuk ka fund, por këto janë vërtet ditët më të mira të qarkut tonë. Kamza nuk ka qenë kurrë më mirë, nuk ka qenë kurrë më e pastër, nuk ka pasur kurrë kaq shumë shkolla të bëra në të njëjtën kohë, qëkur u kthye nga një periferi e Tiranës, në qytetin e 5 osë të 6-të në Republikën e Shqipërisë. Rakipi ka bërë një punë të jashtëzakonshme në një zonë që, duhet ta pranojmë, nuk ka qenë një zonë e majtë. Sondazhet janë jashtëzakonisht premtuese, besoj që kësaj here, jo si në 2019-tën, por me një garë të mirëfilltë, do luftojmë për fitoren e Rakipit”, deklaroi Veliaj

Sa i takon listës për këshilltarë bashkiakë, Veliaj tha se do ketë prurje të reja nga fusha akademike me fokus kryesisht tek juristët dhe financierët.

“Këshillat Bashkiake do te respektojne balancën gjinore. Kemi bërë një shartim të disa rrymave, që përfaqësojnë shoqërinë e Tiranës, edhe të disa krahinave. Sigurisht, Tirana tani është mozaiku që përfaqëson gjithë Shqipërinë. Kemi disa prurje të reja nga bota akademike dhe kemi një kryesisht një fokus tek juristët dhe financierët, duke qenë se Këshilli Bashkiak do të duhet të marre vendime të rëndësishme për vazhdimsinë e punëve në Tiranë.”, deklaroi ai. 

Vëliaj bëri të ditur se në Këshillin Bashkiak do të ketë edhe disa zv. Ministra.

“Do të ketë një përfaqësi të zv.Ministave sepse unë besoj fort që lidhja e Tiranës me qeverinë qëndrore duhet të vazhdojë të forcohet. Patjetër që kemi një super avantazh, Kryeministri, ish Kryetari i Bashkisë së Tiranës, kupton ndoshta edhe më shpejt se kushdo tjetër ku është zemreku i Tiranës dhe ç’a nevojash ka, kështu që duam ta forcojmë këtë lidhje”, deklaroi Veliaj.


Lajmi kryesor:

'Vendoret'/ Rama rikonfirmon si kandidatë 44 kryebashkiakët aktualë! Lefter Alla zëvendësohet nga kryetarja e PS në Bulqizë! Risi në Vlorë, Divjakë dhe Has (LISTA E PLOTË)


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë

Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë