Asnjë rast me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë: 46-vjeçari nga Skrapari vdiq nga gripi i stinës

TIRANE-Në Shqipëri nuk ka asnjë person të prekur me koronavirus. Zv/ ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u shpreh se nuk ka asnjë rast të infektuar, ndërsa rastet që janë testuar kanë rezultuar negativ.

"Nuk ka asnjë rast të konfirmuar për koronavirusin. Janë testuar 13 raste me histori udhëtimi përfshirë edhe Italinë, por kanë rezultuar negativ. Është miratuar fondi shtesë 1 milion dollarë vetëm për shtimin e stokut të materialeve mbrojtëse. Nëse keni temperaturë, kollë, rrufë dhe histori udhëtimi nga vendet e prekura, telefononi në numrin 127" tha ajo.

Zv/ ministrja sqaroi edhe rastin e ndjeshëm ku një qytetar nga Skrapari humbi jetën në Sanatorium dhe u dyshua nga gripi i derrit.

"Pacienti ka humbur jetën si rezultat nga një pneumoni që është konstatuar se ka qenë i prekur edhe nga gripi stinor. Nuk ka pasur asnjë lidhje me koronavirusin" tha Rakacolli. 46 vjeçari nga fshati Therepel i Skraparit vuante edhe nga diabeti, zemra dhe tensioni.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dok: 26/02/2020 20:03

    Zonje e nderuar dhe mjeke e shkelqyer! Faleminderit qe na mbani ne perditesim!

    Përgjigju
  • Eri: 26/02/2020 17:43

    Zonj e nderuar pse e fshini rastin sot ne Qaf bot qe ka dal nje i huaj me coronavirus dhe jan izoluar 15 te tjer!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • POI: 26/02/2020 15:50

    ORE NJE GJE SKUPTOJ, SI KA MUNDSI NE CDO VEND TE BOTES KA RASTE, DHE NE SHQIPERI SKA ASNJESIPAS KETYRE, NDERKOHE SHQIPTARET E KU NUK SHKOJNE??????????

    Përgjigju
  • Popo: 26/02/2020 13:41

    Ketu vetem kur te jete bere mullar muhabeti do e japin sihariqin.Zot na ruaj se te jete per kete zv/min hajt se folim

    Përgjigju
  • wii: 26/02/2020 13:35

    Boooo cfare zv/min. shendetesie qe kemi, kete kush e di ca virusi e ka zene vete.

    Përgjigju
    • Gabim: 26/02/2020 20:04

      Toni, Mos te ishte per njerezi si kjo, ta dish qe mjeksia shqiptare do ishte ne humnere sot.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë nis me debate, PS: Të miratojmë planin hetimor! Vokshi: Ndreca përpjekje për të bllokuar punën, s’më intimidon dot

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë nis me debate, PS: Të miratojmë planin hetimor! Vokshi: Ndreca përpjekje për të bllokuar punën, s’më intimidon dot