Asnjë viktimë në 24 orët e fundit në Kosovë, regjistrohen 19 raste të reja me COVID-19

Foto ilustruese

KOSOVË- Asnjë person nuk ka ndërruar jetën në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja të infeksionit. Si rezultat i 2.267 testimeve 15 qytetarë kanë rezultuar me COVID-19.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, 7 qytetarë janë shëruar nga virusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vend 105.582 qytetarë kanë arritur ta fitojnë luftën me koronavirusin.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107.973, ndërkohë që ai i viktimave është 2.265 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, 126 qytetarë janë aktivë me koronavirusin në të gjithë vendin.

19.609 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID në 24 orë. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit ndërsa 343.330 persona janë vaksinuar, ku prej tyre 102.210 i kanë marrë të dyja dozat.

 

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nisja e vitit të ri shkollor të hënën, a jeni dakord me mësimin me turne dhe orët e shkurtuara për nxënësit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Kampion i Karates në Shqipëri për herë të 11-të, Basha: Talent gjenial, në të ardhmen do ta ngrejë edhe më lart flamurin kuqezi