Asnjë viktimë në 24 orët e fundit në Kosovë, regjistrohen 9 raste të reja infeksioni me COVID-19

Foto ilustruese

KOSOVË- Situata epidemiologjike në Kosovë vijon të mbetet e stabilizuar. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Ndërsa nga 1.694 testime, janë identifikuar 9 raste të reja infeksioni.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 14 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 105.200.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107.629, ndërkohë që ai i viktimave është 2.250 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, kemi një ulje të ndjeshme të raste aktive, përkatësisht 179 qytetarë në të gjithë vendin.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërkohë që fushata po vazhdon.

Në 24 orët e fundit 7.341 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit 125.882 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Turizmi/A jeni të kënaqur me shërbimet dhe çmimet që gjeni në zonat turistike?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Plagosi 2 persona, Aldo Gjini në kërkim nga EUROPOL për tentativë vrasje, trafikim armësh dhe municionesh luftarake! I arrestuar edhe në 2016 në Itali për shpërndarje droge