Asnjë shqiptar nuk është aq i keq sa përshkruhet nga armiqtë e vet. Shqiptarë gjithashtu!

Asnjë shqiptar nuk është aq i keq sa përshkruhet nga armiqtë e vet. Shqiptarë gjithashtu!

Alba Malltezi

Gjërat disi po ndryshojnë, por nuk ka më të zellshëm se ne shqiptarët për të “nxirë” armiqtë që kemi përballë. Dhe në të shumtën e herës, këta armiq janë po shqiptarë. E zakonisht, në më të shumtën e të shumtave, janë njerëz a bashkëpunëtorë aq të afërt saqë një ditë më parë zinim be e kalonim gjithë ditën e kohën me ta. Derisa gjërat shkojnë mirë. Në sekondën që një gjë shkon keq, bubullimat, vetëtimat, rrebeshi nuk janë asgjë para gjëmimit të një shqiptari të inatosur. Nga një tjetër shqiptar.

Gjjithësesi gjërat po ndryshojnë, bashkë me gjërat edhe mendimet "fast-food". Edhe në rrjetet sociale, ku urrejtja e menjëhershme, e sapo ndjerë, e papërpunuar vërshonte me ritmin e shiut tropikal, tashmë po shndërrohet në një ndërrim stinor mesdhetar: distanca nga stina në stinë po bëhet më e gjatë.

Përveç politikës. Asaj politike që e njohim dhe e kemi dëgjuar mjaft. Ajo politikë që një kundërshtar e bën të ziun më të zi, hajdutin më hajdut, trafikantin më trafikant, vrasësin më vrasës. E kështu me radhë. E keqja dhe e zeza marrin ngjyrat më të thella dhe më të tmerrshme që veshët mund të kenë dëgjuar ndonjëherë. E përballë këtij realiteti, disa prej nesh kanë nisur të mbyllin veshët, disa të ndryshojnë muzikë, dhe vetëm pak të vazhdojnë të ngatërrojnë urrejtjen me fjalët e ëmbla të magjistares Çirçe e që mbeten të manipuluar gjithësesi.

Do të vijë një ditë që do të qeshim dhe do të na vijë keq për se si jemi tani. Të rritur-fëmijë që po flasim me gjuhën e barkut, të instikteve, në vend të gjuhës së mendjes dhe zemrës. E të mendojmë se ishte një kohë kur si popull e përdornim shumë si kokën ashtu dhe mendjen. Që nga Kuvendimet dhe të moçmit në Veri, te Rilindasit e mësonjëtorët në Jug.

Si një cikël jetësor nuk ka ku të shkojë, ajo kohë e maturisë, logjikës do të vijë përsëri.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kukës, procedohet një 45-vjeçar nga Kosova, tentoi të fuste nga Morina 24 900 euro të padeklaruara

Kukës, procedohet një 45-vjeçar nga Kosova, tentoi të fuste nga Morina 24 900 euro të padeklaruara