Astrit Patozi: Kur thonë duam t'i ngjajmë Italisë udhëheqësit tanë legjendarë kanë parasysh Melonin, por asnjëri prej tyre Lettën

Astrit Patozi: Kur thonë duam t'i ngjajmë Italisë udhëheqësit tanë legjendarë kanë parasysh Melonin, por asnjëri prej tyre Lettën

Enriko Letta

‘Të gjithë Meloni, anjë Letta’, ky ishte detaji që ish deputeti Astrit Patozi i cili ironizoi të gjitha urimet për fitoren e Giorgia Melonit. Duke patur parasysh ndryshimin historik të politikës Italiane, Patozi kujtoi ish kryeministrin Enriko Lette, i cili dha dorëheqjen një vit pasi humbi zgjedhjet. Ish deputeti demokrat theksoi se arsye kryesore se përse politika është ende problematike është pikërisht fakti se fytyrat e vjetra nuk pranojnë të largohen prej saj duke shmangur kështu rotaconin.

"TË GJITHË MELONI, ASNJË LETTA

Kur thonë se duam t'i ngjajmë Italisë udhëheqësit tanë legjendarë kanë të gjithë parasysh Melonin, por asnjëri prej tyre Letën.

Ky i fundit dha dorëheqje të parevokueshme dhe pa të drejtë rikandidimi vetëm një vit pasi ishte bërë kryetar, për shkak se partia e tij humbi zgjedhjet.

Kjo është një prej arsyeve kryesore se përse tregu ynë politik është kaq i kalbur dhe problematik.

Thjesht sepse dominohet prej 30 vjetësh nga të njëjtët kunguj, që duan të na shiten për pjepra", shkruan Patozi.  

Kujtojmë se Italia u anua nga e djathta ekstreme, ajo që të gjithë i trembeshin, duke arritur një fitore të rëndësishme në zgjedhjet parlamentare dhe Giorgia Meloni pritet të jetë Kryeministrja e re.

Sali Berisha dhe Ilir Meta e kanë quajtur fitore të madhe dhe mezi presin bashkëpunimin.  E sigurt është se të gjithë emigrantët në Itali, përfshirë edhe ata shqiptarë, nuk do t’i kenë edhe aq mirë punët duke nisur nga këro zgjedhjet por kjo nuk e ka stepur fare Metën dhe Berishën të ekzaltohen.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • labova: 27/09/2022 12:59

    Zoti Patozi! Pervec kesaj keta traper te pandreqshem,te cilet trimerohen pasi i kane bere sh*rren ne koke Spakut dhe Krajes bashke e mbi te dhe nuk e llogarisin fare se ka apo uk ka SPAK i rferohen Melonit,por harrojne se ndaj Melonit,pavaresisht pikepamjeve te saj e ideologjise qe ajo perfaqeson,nuk eshte drejtuar asnje gisht nga populli inteligjent italian.Ndaj saj nuk ka asnje dyshim as per vjedhje e korrupsion galopant,as per manipulime,as per shantazhe,blerje e shitje vote,e mbi te gjitha per vrasje sic e drejtojne gishtin mbi 90% e shqiptareve ndaj ketyre hipopotameve gjakpires e te korruptuar deri ne palce.Vetem prokuroria jone,gjyqtaret tane mafioze e sherbetoret e tyre nuk e drejtojne gishtin ndaj tyre sepse Berisha,Meta ,Monika,Noka e Co. ua kane gjetur telat ose me para sic beri spioni i fundit e me i fresket Meta/j mbi GJK dhe arriti te marre vendimin e pafajesise te GJK=komisionit Mezini/Bezhani etj etj ose me shantazh dhe ua kane friken.Ndaj keta "trimoshe" te xha Jahos jane akoma jashte dyerve te burgut!gjykata e Apelit,per turpin e saj e mban ne sirtar dosjen e njohjes se vules e firmes se PD-se sepse shantazhohet nga kryebanditi vicidolian!C'te thuash me teper!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Diskutohen termat e kontratës, Bayern Munich ul në stol trajnerin veteran

Diskutohen termat e kontratës, Bayern Munich ul në stol trajnerin veteran