Kur ne bëjmë padrejtësi, bëjmë tepër padrejtësi! Tani që duam të bëjmë drejtësi, bëjmë tepër drejtësi! Harrojmë që Perëndia e Drejtësisë ka një peshore në dorë pikërisht për të na kujtuar barazinë, harmoninë dhe peshën e njëjtë të gjërave.
Nuk është kollaj, në të vërtetë, të bësh drejtësi me peshoren e Perëndisë së Drejtësisë, sidomos në një vend të vogël e aspak të privilegjuar nga rrjedhjet e historisë. E megjithatë, për të kompensuar fatkeqësitë tona historike, na është dhënë një vend i pasur, i begatë, i bukur, me një klimë të pëlqyeshme, për t’u pasur zili nga kush ka lindur me shkretëtirë rreth e rrotull, apo me shira, uragane, tajfune, e tërmete të frikshme.
Kjo zemërgjerësi e Natyrës duhet të na vlejë për t’u ndalur e për të menduar: “Kujdes! Jemi mirënjohës me këtë që kemi dhe ku jemi, ndaj këtë mirënjohje duhet ta tregojmë duke u sjellë të kujdesshëm e të matur me të tjerët”. Nuk ka gjë më të padrejtë se të privosh dikë nga liria më tepër nga sa e meriton, prandaj baballarët e Drejtësisë moderne nuk janë lodhur së përsërituri se: “Më mirë një fajtor i lirë se një i pafajshëm në burg”.
Në kohët kur më në fund Shqipëria po krijon shtyllën kurrizore të Drejtësisë së saj; një dëshirë e shkruar mbi qiellin e Shqipërisë nga ëndrrat e shqiptarëve të ndershëm, të mirë dhe të drejtë, e keni vënë re? Kore agresivë, zëra të frikshëm, të etur për gjak, për hakmarrje, për lincime, kërkojnë të hedhin gurë të rëndë në peshoren e drejtësisë. I hedhin nga ana që iu intereson, godasin kë urrejnë, përlyejnë kundërshtarë, baltosin për interes e lavdërojnë me pagesë. Këtë kategori shqiptarësh që bën shumë zhurmë e që është realisht tepër pak, Drejtësia e re duhet ta dallojë shpejt e mirë duke mos i lënë hapsirë për të shtrembëruar me forcën e shpifjeve dhe të kercënimeve, të ulërimave dhe gjuhës së pisët, shtyllën e njomë kurrizore të një Drejtësie të mirë e të domosdoshme për Shqipërinë!
Komente











Znj. Malazezi, kujdes! Nuk ka gjë më të padrejtë se të privosh dikë nga liria e të jetuarit. Nuk ka gjë më të padrejtë dhe më të dhunshme se ajo kategori shqiptarësh që e konsiderojnë veten Perendi te Drejtesise dhe Hyjnore, te cilët vendosin për jetën e të tjerëve. Atë kategori njerëzish që po mundoheni të mbroni duke na kujtuar se nuk duhet të bëjmë tepër drejtësi me ta, janë ata që nuk kanë asnjë respekt per njerëzimin, për lirinë, për pronën dhe jetën e të tjerëve. Ata që ulërasin se kanë bërë shumë te mira e se nuk mund të teprohet me drejtësinë ndaj tyre për faktin se bënë disa tendera "me hile" apo shpenzuan më shumë se deklaruan, janë ata të verbuarit nga pushteti që me fuqinë e tyre dhe ushtarëve te tyre, i kanë shkaterruar jetën shume shqiptarëve. Ju e nderuar Znj. Malltezi mesiguri nuk i njihni historitë e kategorisë të shqiptareve që u jane vjedhur pronat, janë përndjekur nga ushtaret e kategorisë tjetër deri ne pamundësi mbijetese e shkatërrim familje.Por e rëndësishme është që historitë e tyre, njihen nga Perendit Hynore që mesiguri kanë gjetur komunikimin e drejtë me Perendin e Drejtësisë. Si rrjedhoje, ajo kategoria që ju mbroni, do ket mesiguri drejtësinë e patepruar edhe per tenderat " me hile" edhe për shkatërrimin e jetëve të asaj kategorisë të shqiptare të cilet Ju nuk i degjoni dhe nuk i shikoni. Lexoni dhe dëgjoni me vëmendje e nderuar zonjë, se te ai sms: 'mos ta shohë të marri më punë në Republikën e Shqipërisë" apo te ato deklarata e tjera të tipit " Ne ta nxime me SPAK e Prokurori' do gjeni të fshehur atë kategorinë tjetër. Mos lexoni sipërfaqen se nuk behet fjalë për personin që nuk do merrte më punë, pasi ai mesiguri do gjente ndonjë mik tjetër me pushtet apo ndonjë prokurorë që ti mbronte, pasi i përkasin llojit, por lexoni se cfarë do ket ndodhur me ata të tjerët që kanë qenë preh e pushtetit dhe ushtarëve të pamëshirshëm të atyre që ankohen për drejtësi të tepruar.
Përgjigju