Ata të gjashtë që besojnë tek ringjallja, nuk qenkan të Lulzim Bashës!

Ata të gjashtë që besojnë tek ringjallja, nuk qenkan të Lulzim Bashës!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Një nga deklaratat e Luli Bashës dje ishte ajo që kishtë të bënte me grupin prej 6 vetash që deklaruan se për të mirën e integrimit, do votojnë amendamentet e kodit zgjedhor pa ndryshuar sistemin.

Ja çfarë tha Luli Basha:

Asnjë nga personat që zunë vendet e opozitës nuk përfaqëson asnjë parti të koalicionit opozitar, por vlerësoj qëndrimet e tyre të shprehura dje, si një shërbim ndaj interesit publik dhe zbërthim të qartë të çmendurisë së Edi Ramës“.

Këtë tha Luli Basha!

Ata të 6 që kanë filluar agjerimin në Kuvend dhe që besojnë se Luli do i ringjalle tek listat e qershorit, me sa duket nuk qenkan fare në “listën” e Lulit!

Fjalori i përdorur në fakt i ngjasonte atij që ofrohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ata deklaruan se e bëjnë për integrimin!

Të besosh se Luli Basha do të të ringjallë, është gjë e rëndë në fakt.

Por Luli nuk u doli për zot! Ruana Zot!

Mos vallë ata të gjashtë po e presin ringjalljen nga LSI?!?!

Paska edhe më keq! Dhe më e keqja është që ta besosh në ringjalljen nga LSI.

Nëse nuk janë paguar me CASH, i këshillojmë të nxitojnë.

Se andej nga LSI nuk kalon asnjë lloj integrimi. Ata sot po punojnë që të hyjnë vetë tek lista e Luli Bashës.

Vështirë që të ketë vend për të gjjithë. Se Kuvendi 140 karrige ka!

Dhe nuk është çudi që me ndryshimet kushtetuese të bëhen 100!/ CNA

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Nëna denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, në pranga gjyshi

Durrës/ Nëna denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, në pranga gjyshi