Atalanta 'uragan' në Champions, surprizon Lajpcig (VIDEO)

Ka një skuadër zikaltër që po shkëlqen në Champions League dhe që nuk është Interi. Atalanta po bën mrekullinë në kompeticionin europian më të rëndësishëm për klube dhe mbrëmë hipotekoi kalimin në çerekfinale pasi mposhti 4-1 Valencian në “San Siro”. Protagonisti i duelit ishte Hans Hateboer që i hapi dhe i mbylli llogaritë e ndeshjes duke shënuar në minutat 16-të dhe 62. Por në fakt e gjithë skuadra bergamaske u argëtua për thuajse një orë lojë dhe shënuan edhe Ilicic në minutën e 42-të dhe Freuler në të 57-tën me goditje nga larg zonës. Rusi Cheryshev vetëm sa ngushtoi diferencën ndërsa Berat Gjimshiti e humbi festën si pasojë e një dëmtimi gjatë nxemjes. Atalanta është një “uragan”.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes Lajpcigu bëri surprizën duke fituar 1-0 në Londër ndaj Tottenham. Vendosi një gol i shënuar me penallti nga sulmuesi Werner që i dha fitoren e parë historike skuadrës gjermane në fazën me eliminim direkt. 

Ndërkaq Manchester City fiton ndeshjen e parë që pas pezullimit nga Uefa dhe konsolidon vendin e dytë në renditje por që mbetet 22 pikë larg Liverpoolit. City mposhti 2-0 West Ham në “Etihad” me nga një gol për çdo pjesë të shënuar nga Rodri dhe De Bruyne. Guardiola siguron se do qëndrojë tek City./Nga Andi Kapxhiu

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan