‘Atdheu na thërret”, kërkohen 2100 rezervistë në krah të FA! Koloneli Pando për Report Tv: Do të paguhen si ushtarakë aktivë, marrin gradë

TIRANË- Shteti shqiptar kërkon 2100 rezervistë të jenë në gatishmëri për t’i shërbyer vendit në situata krize, momente kritike, por edhe për misione të thirrura nga aleatët strategjikë. Koloneli Pando shprehet për Report tv se paqja është shumë larg, duke qenë se lufta po zhvillohet në kufijtë e Evropës.

“Kjo forcë mund të shërbejë bashkë me komponentin aktiv si brenda vendit për emergjencat civile, por edhe në misione që mund të marrim nga NATO- apo dhe BE në zgjidhjen e krizave apo dhe në situata të tjera konflikti. Duhet theksuar që pasja e një komponenti rezervist të përgatitur do të bëjë një lirim të Forcave të Armatosura aktive për t’u fokusuar më shumë në realizimin e misionit të tyre kushtetues. Vetë situata gjeopolitike ka ndryshuar, ajo paqe që pretendonim, situata në Ukrainë nuk ekziston më. Kemi një luftë që po zhvillohet në kufijtë e Evropës”  thotë kolonel Aleksandër Pando.

Krijimi i kësaj strukture është miratuar nga Qeveria në një vendim të vitit 2019, ku krahas 8500 forcave aktive, 2100 rezervistë do të plotësonin të gjithë kuadrin e Forcave të Armatosura.

“Numri 2100 ka dalë në bazë të dokumenteve të tjera strategjikë. Përveç ligjeve kemi strategjinë e sigurisë kombëtare, strategjinë ushtarake dhe rishikimin e mbrojtjes, ku jepet situata gjeopolitike, kërcënimet, rreziqet dhe bëhet një vlerësim për sasinë e forcave që na duhen për përballimin e këtyre situatave. Në bazë të këtyre vlerësimeve ka dalë dhe numri 2100. Ky numër nuk do krijohet menjëherë. Do fillojmë me një strukturë të vogël në nivel kompanie dhe më pas do shkojmë te numri 2100”  vijon kolonel Pando.

Se cilat janë kategoritë që duhet të aplikojnë dhe cilët do të përzgjidhen të parët për kolonelin e Forcave të Armatosura kjo do të jetë gjithmonë në varësi të nevojave.

“Kur diskutojmë për komponentë rezervistë janë dy grupe, ish-ushtarakë në rezervë, target-grupi i parë që do afrojmë sepse e kanë një përvojë ushtarake. Kur diskutojmë për ata që nuk kanë shërbyer, do ndahet në disa kategori, në varësi të trajnimit apo shkollimit që ka. Në bazë të nevojës që kemi nëpër struktura, do bëhet edhe përgatitja e tyre” tregon Pando.

Një projektligji i hedhur për konsultim publik prej dy javësh përcakton të gjitha kriteret e rekrutimit, procedurat se si do të bëhet, përfitimet dhe detyrimet. Ndërsa e veçanta është se nëse një rezervist do të thirret për shërbim, punëdhënësi i tij është i detyruar t’ia ruajë vendin e punës deri në kthim.

“Rezervisti përfiton të gjitha të drejtat që ka një ushtarak aktiv. Që nga grada, rroga, dhe bonuset e tjera, në rast se do shkojë jashtë vendit me misione do marrë përfitimet që merr dhe një ushtarak aktiv. Ushtari, nën oficeri dhe oficeri në rezervë kur thirren mbajnë të njëjtat grada që kanë pasur, civili merr gradën në varësi të trajnimit që ka bërë, sipas ligjit të gradave në Forcat e Armatosura”  sqaron Pando për Report Tv.

S.G/M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 01/10/2023 12:15

    cuditerish ju qe vetem nxjerrni plehra nga gola e nga shkrimi do te jeni qytetar model qe paguani te gjitha taksat, rrespektojn te gjitha ligjet e shtetit dhe rregullat e bashkjetes, nuk hidhni asnje pleher ne rruge madej qortoni edhe ata qe i bajn. Nuk bani as njeren prej ketyre pikave por ju duket vedi me i mire se politikani qe faktikisht vjedh por vjedhni edhe ju duke mos paguar taksat. Shifeni vedin ne pasqyr se ndoshta gaditni diçka

    Përgjigju
  • sapa: 01/10/2023 09:33

    Po te kshte njerez per lufte do qeronin ata qe jane ne pushtet prej 33 vitesh dhe e kane plackitur kete vend me keq se pushtuesit e te gjitha kohrave!

    Përgjigju
  • A. N.: 30/09/2023 20:23

    E pranoj te shkoj rezervist me kushtin qe t'na pushtojne te huajt meqenesi cilido armik do te jete me i mire se ata qe po na qeverisin keto 110vjet pavarsi

    Përgjigju
    • Lok: 01/10/2023 04:50

      Fiks bos

  • Ish Ushtarak: 30/09/2023 20:03

    Ushtria sotë trupat 8500 Aktiv GJeneral aktivë 8 Oficer madhor Nën kolonel dhe kolonel 300 ,grada më të ulta major e poshtë deri te Nën togeri 700 Në/oficer 2000 Ushtarë 5000 Janë edhe 500 cilil Duan ta shtojnë me 2100 të tjerë me standartin Ushtari 50 vjec NËn Oficeri 55 vjec Oficeri 60 vjec Nga këta përvec prapavijës dhe llogjistikës, nuk ke cfarë tu kërkosh POR 8500 AKIVET Sa të Aftë janë, Ata kan të sigurta 2 mijë kërkesa për lirimë disa kanë ikë pa leje kush nuk e besonë të vejë në zyrat e personelit dhe gjykatat e rrethit per ta verifikuar rastet ? 11 vjetë pa parad kush e kupton ushtrin e kuptonë pse nuk zhvillohet nuk ka trupa kuadrati nuk ka Armatim Armatimi kalibri më i rëndësishëm predha 200 mm e dronit turk 5 nga 4 predha Armët e tjera RPG STINGER BERETA AR 70/90 AK 47 M4a1 Arx 160 Bereta px4 Mitralozi MG4 MG5 Mitralozi let model 56 GRANATAT të dores Minat Anti tank Mina personeli Snajpri trg 42 finlandez Mjete e transportit dhe Armatimi në tokë Ajër Detë është i dhuruar nga Nato Amerik turqi gjermani itali ME KËTO NUMRA USHTRIA VETËM NË RRUGË TOKSORE MUND TË ORGANIZOJ VIJË MBROJTJE ME 5000 USHTAR PËR 8 METËR QË MBULON NJË USHTAR 40 KM vijë KURSE NGA AJRI DHE DETI ËSHTË E PAPPËRFILLSHME NË RASTË SULMI Me pak fjalë edhe pse jemi në Nato duke mos plotësuar pikën 5 të traktatit të natos për probleme kufitare me greqin mbrojtjen duhet ta organizojmë vetë deri sa të meret vendimi në Këshillin e sigurimit qe Nato të veproj llogarisim kohën qe duhet ? Votat kunder ? Franca spanja kunder vendimi nuk meret llogarit që Greqia është Antari Natos ? RAMA është Zero në këtë Drejtim ?

    Përgjigju
  • S’ka problem: 30/09/2023 16:24

    Pasi nje familje pasi e rrit femijen pa ndimen e shtetit pa asnje perkrahje institucionale bile edhe pasporten e blen sa tata momen ,nje pjese e brezit te mesit pasi e kane masakruar nga ndermarjet publike eshte detyruar te punoje si qen neper privat pe cap buk SOT “ shteti “ kujtohet per jenicer te marri femijet i minitrave drejtoreve ambasadoreve kryebashkiakeve te qehallareve qe i kane dhe po i sherbejne ta harroni se i sherbejme nje vendi qe i ka braktisur qutetaret e saj

    Përgjigju
    • Boti: 01/10/2023 00:54

      Super e drejte. Nje qeveri qe ka braktisur qytetaret e saj, flet per rritjen nga turizmi nderkohe qe gjithcka qe prodhoi turizmi, eshte nje flluske sapuni me cmime te fryra ku shqiptaret nuk ushqehen dot. Dhe tashme pretendon per jenicere nga radhet e hallexhinjve per nje cope buke

    • Tirona: 30/09/2023 18:31

      Nuk i hiqet asnji rrjesht komentit tat.

  • halla esma: 30/09/2023 16:23

    Ushtria jone ka qene model...por te fjirhe qeveritaret nga 1990 e ketej e paten mendjen vetem te vjedhin arken e shtetit,,ne vend qe te paisnin ushtrine..r .k.t k.

    Përgjigju
  • poli: 30/09/2023 16:21

    ushtria jone eshte ne gjendje te mjerueshme,,duhej te kishim 1000 tanke,,2000 topa,,artileri,,300 avione ,300 helikoptere,,200 anije luftarake,,,raketa personel 50.000 ushtare te pakten,,,etj...ku jemi asgjekundi...

    Përgjigju
  • Maks: 30/09/2023 16:11

    Jam dakort me thirrjen per mobilizim ushtarak Dhe me moshen e madhe qe kam jam gati te marr armet per mbrojtjen e atdheut Por me nje kusht qe ne fillim te thirren femijet dhe politikanet femijet e pasunikeve qe vun pate nga pasuria kombetare

    Përgjigju
  • Hamiti: 30/09/2023 16:05

    Ik mor kurve. Kerkoninushtare te shkojne ne front qe zahoja te rritet me baba te shpija. Te qifsha fisin rt zahos dhe te atit. Ptuuuuuu kurve patronazhist

    Përgjigju
  • Tutu: 30/09/2023 15:59

    Hani mut… e patet ushtrine dhe e bete copa copa.., shkoni gjejeni ne Gerdec…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut