Atentat ndaj kushëririt të deputetit të PS, Fatjon Harusha u shpëton plumbave! Sulmohet nga një vajzë dhe një burrë me motoçikletë, pamjet nga vendngjarja

Një atentat ka ndodhur në fshatin Kuq në Vukatane të Shkodrës pak minuta më parë, fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzore. Dy persona që udhëtonin me një motoçiletë, një vajzë dhe një burrë, kanë hapur zjarr dhe qëlluar në drejtim të një fuoristrade, që ishte në ecje. Report Tv ka siguruar pamjet nga atentati në vendin e ngjarjes, ku dallohet se atentati ka ndodhur në një rrugicë të ngushtë në drejtim të makinës tip 'Hyundai'  fuoristradë me targa AA 207 BV, me drejtues shtetasin Fatjon Harusha, 30 vjeç, i cili gjatë të shtënave ka tentuar të manovrojë duke dalë nga rrugë. Harusha është djali i xhaxhait të deputetit të PS, Luan Harusha.

Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërsa në drejtim të mjetit ka pasur disa të shtëna me armë, gjurmët e të cilave kanë mbetur edhe në makinë, por drejtuesi i saj nuk ka marrë asnjë lëndim.

Dy personat me motoçikletë janë larguar, ndërsa policia ka ngritur postblloqe në aksin që lidh Gurin e Zi me Vaun e Dejës dhe në zonën e shinave të trenit për të rënë në gjurmët dhe kapjen e autorëve si dhe vijon krehja e zonës.

Në vendin e ngjarjes grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkakut të atentati dhe autorëve. Pas atentatit policia njofton se janë shoqëruar disa persona, mes të cilëve mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.

Makina ndaj të cilës u gjuajt me armë në Shkodër

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 29/06/2020 17:47

    Djale i keq, e qe don me ba si i fort kot, po keshtu e peson, edhe ma keq kan me ta ba, po paske pshtu kot sot.

    Përgjigju
  • vera: 29/06/2020 17:12

    EDHE KRIMI ka ngritje,,,tani marrin pjese edhe femrat ne atentate...///

    Përgjigju
  • Lush berbali: 29/06/2020 16:08

    Atentati ka ndodhur ne aksin rrugor Shkoder -Vukatane -Guri Zi. Nuk eshte rrugice e ngushte ,po rruga e dyte qe te shpie ne Gur te Zi nga Ura e Kirit e me pas vazhdon drejt aksit Mjede -Vau Dejes. Poshte hekurudhes ndodhet fshati Kuç ndersa ku mbaron rruga e drejte e rruga te shpie ne rrugen kryesore ndodhet fshati Vukatane. Pra fshati Kuç nuk eshte i Vukatanes,por vete Kuçi e Vukatana bejne pjese ne Njesine Administrative Guri Zi. Sa per te sqaruar lajmin.

    Përgjigju
  • Rusi: 29/06/2020 15:21

    Shum njerzve je tu ju ra ne qaf ti fatjon po se ke te gjat po vazhdove kshu . Plumat nuk pysin e je harushesh e ca je . Ban pak kujdes ti me ate shokun skapellon e gjat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti