Atentat si në filma/ Momenti kur 2 personat qëllojnë 45-vjeçarin në qendër të Milotit (VIDEO)

MILOT- Ylli Ibrahimi, 45-vjeçari ishte duke ecur qetësisht në rrugë në qendër të qytetit, i shoqëruar së bashku me 2 shokë, kur 2 persona me motor vijnë me shpejtësi dhe qëllojnë me armë në drejtim të tij!

Report Tv ka siguruar videon nga ky atentat mafioz në qendër të Milotit, ku mbeti i plagosur 45-vjeçari, teksa fatmirësisht 2 shokët kanë shpëtuar mrekullisht. 

Siç shihet nga videoja, autorët të maskuar me skafandër dhe kapuçin e xhupit kanë qëlluar disa herë me breshëri në drejtim të 45-vjeçarit, duke e lënë të plagosur. Plumbat e kanë prekur në gjymtyrët e poshtme, duke i shkaktuar dëmtime të shumta. Ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe pas përmirësimit të gjendjet shëndetësore prite të merret në pyetje nga hetuesit, pasi dëshmia e tij shihet si një provë mjaft e rëndësishme për të hedhur dritë rreth ngjarjes. Referuar gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes, dyshohet se arma e përdorur për ekzekutimin e 45-vjeçarit është ‘Scorpions’. 

E gjithë skena është parë nga dhjetëra kalimtarë, nisur nga fakti që ngjarja ka ndodhur mes ditës dhe në qendër të qytetit. Mësohet se policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona në lidhje me ngjarjen, por dëshmia e tyre nuk e ka orientuar grupin hetimor drejt një pistë konkrete hetimi.

1610618928_atentati.jpg

Momenti i atentatit

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se partitë politike do ta respektojnë kuotën gjinore, 30% gra në listat fituese të kandidatëve për deputetë?

Komento

Komente

  • Principata: 15/01/2021 19:08

    Sa komente palidhje nje thot e let me gjet autoret tjetri motorri asht i njajt si a perdor ke vrasja bankjerit tjetri e njajta dor asht...ku bazoheni ne kto qe thoni apo thjesht mjafton te shohesh dy persona me skafandra nje motorr dhe nje skorpions...e kam than edhe ma para zgjeroni horizontin

    Përgjigju
  • Dedektivi: 14/01/2021 19:31

    Eshte e thjeshte per ti gjetur autoret. Gjeni ate djalin qe kalon rrugen nga njeri krah ne tjetrin ne momentin e atentatit se jua tregon ai.. sepse duket qarte qe ai eshte nje nga organizatoret e ketij atentati

    Përgjigju
  • Shelok holmes: 14/01/2021 18:59

    ai qe kaloi rrugen shume i qete duket

    Përgjigju
  • Vlora: 14/01/2021 17:29

    Qellove si kalama o mane ..!

    Përgjigju
  • Ups: 14/01/2021 17:20

    Ky motorri duket si ai motorri we u vra i bankjeri në tirane si e pat emin ai satno

    Përgjigju
    • Scutari: 15/01/2021 09:28

      Ajo dore eshte, pak me lart e pak me poshte, por per Yllin kane perdor skorpion se eshte i stervitur, kurse i ndjeri Santo ishte tip butaku......



×

Lajmi i fundit

John

Si do të votohet në Kryeqytet? Ja si do të ndaheshin deputetët nëse zgjedhjet do të bëheshin sot