Nëntë viktima janë shënuar në shtatë ditët e para të vitit 2020 nga atentatet dhe aksidentet në vend. Viktima e parë për 2020 u shënua në Kamëz nga një aksident në datë 2 janar. Një 32-vjeçar përplasi për vdekje me makinë një grua që po lëvizte me biçikletë. Po pasditen e 2 janarit humbën jetën në një tjetër aksident dy persona të tjerë në Porcelan, pasi u përplasën nga një makinë në trotuar.
Nga aksidenti viktima mbetën Erion Balla 36-vjeç dhe një grua e moshës 72-vjeçe, Hidajete Salliu. Një ditë më pas, në 3 janar një punëtor Ervis Josifi humbi jetën në Korçë, pasi i ra në kokë presa e betonieres. Në datë 5 janar një i moshuar u përplas për vdekje nga një autobus në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Dje humbi jetën një tjetër person, këtë herë në Berat, ku u përplas për vdekje Gramoz Zani. Por nuk ka pasur vetëm aksidente me vdekje, por edhe vrasje në atentate.
Në 6 janar u shënua atentati i parë për vitin 2020, ku u vra biznesmeni Guxim Gjyriqi 47 vjeç në Tropojë pranë karburantit dhe restorantit të tij. Sot në Rrëshen u ekzekutua me snajper Kastriot Reçi 47 vjeç, ish-bashkëpronar i një medie lokale në Lezhë dhe së fundi pronar i një rrjeti kabllor. Ndërkohë që në mbrëmjen e sotme një 16-vjeçar në Mallakastër torturoi dhe mbyti në rezervuar nusen e xhaxhait, pasi më parë iu fut në shtëpi me dy shokë për ta grabitur. Një javë me nëntë viktima është një kambanë alarmi për nivelin e kriminalitetit në një vit që sapo nisi.
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.5%
-
Të gabuar
83.8%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 5300
Lajme të tjera
-
Lezhë/ Aksident i 3-fishtë në Shëngjin, 3 të plagosur nga përplasja e fortë
14 Prill, 17:39
-
Prrenjas/ Shoferi i dehur në timon, del nga rruga e përfundon në servis! 4 të plagosur, 24 vjeçarja në gjendje të rëndë! Pamje të makinës së copëtuar (Video)
9 Prill, 15:50
-
Aksident në Kuçovë, vinçi i pret rrugën Golfit 6, një e plagosur
8 Prill, 14:55
-
Zaloshnja: Dy faktorët kryesorë që ndajnë jetën nga vdekja në një aksident rrugor
3 Prill, 13:05
-
DJ shqiptar aksidentohet për vdekje pas koncertit në Itali! Ferrari me 200 km/h përplaset me anësoret dhe bëhet copash (Foto)
1 Prill, 16:56
-
Aksidentohet në Rrugën e Kombit familja me 5 anëtarë nga Kosova, mes tyre dy fëmijë! Shoqërohet shoferi, bëri parakalim të gabuar
30 Mars, 13:44
-
VIDEO/ Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal
29 Mars, 15:25
-
Kanoset avokati në Memaliaj, 41-vjeçari i del para dhe qëllon me armë në ajër! Vihet në pranga
29 Mars, 08:24
-
Motori përplaset me makinën në Berat, bëhet copash, shpëton mrekullisht shoferi (VIDEO)
26 Mars, 10:38
-
Pogradec/ Përplas me Benz një makinë, shoferi i dehur merr arratinë, nuk i bindet policisë për të ndaluar
24 Mars, 15:55
-
Durrës/ Aksidentohet për vdekje 20 vjeçari, u përplas sapo doli nga lokali, rruga pa trotuar! Shoqërohet shoferi, makina ishte me shpejtësi
22 Mars, 17:25
-
VIDEO/ Aksident në Lezhë, makina përmbyset në kanalin me ujë! Plagosen 3 të rinjtë
21 Mars, 12:25
U shojten shqiptarët nga 3-5-7 në ditë vdesin nga atentatet e aksidentet. U shojten!
PërgjigjuDuhet ndergjegjesim, duhet te gjithe pushtetaret, drejtuesit e policise, arsimit, shendetesise etj etj etj duhet te nisin nga pika zero....duhet bere shtet o njerez duhet te bejme shtet funksional duhet ndeshkim ligjor duhet prokurori duhet gjykate duhet administrate e motivuar e ndershme, duhen flakur militantet, te paaftet, hajdutet duhen zhdukur nga administrata. Duhen vene ne drejtim djem e vajza te rinj te arsimuar nga familje te ndershme. O edi rama thirri mendjes, distancohu nga maskarenjte, o edi rama qe ke te gjitha pushtetet sot ne dore mendo per nje cast qe duhet bere shtet, tregoje veten se mundesh ose ne te kundert sikterisu zhduku nje min e me pare sepse boll i vuajtur eshte populli qe ti drejton.
PërgjigjuDuhet edukim ne familje, arsimim ne kopshte e shkolla dhe duhet respektim te levizjes ne rruge: trotuar dhe vendkalime nga te gjithe. Shume shpesh shohim prinder me femije per dore qe kalojne rrugen me semafor te kuq!!!