Atentatet ndaj biznesmenëve Gjon Mena e Artion Bylyku, SPAK kërkon 25 vite burg për 'të fortin e Myslym Shyrit' Gjergj Cukalin 

SPAK ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin, i njohur dhe me pseudonimin si i ‘forti i Myslym Shyrit’. Ai dyshohet si i përfshirë në tentativat për të vrarë dy biznesmenët, Gjon Mena dhe Artion Bylyku, gjë të cilën e ka mohuar përherë. Në total SPAK ka kërkuar 84 vite burg për të gjithë anëtarët e grupit të Cukalit, të cilët përveç anetantateve ndaj biznesmenëve, akuzohen dhe se kanë kërcënuar gjyqtarin Paulin Paplekaj si dhe iu është gjetur arsenal armësh.

Kështu SPAK ka kërkuar nga 8 vite burg për të penduarit Ermond dhe Enver Jamaku, 22 vite burg për Blendi Dedën dhe 21 vite për Paris Prengën. Gjergj

Një kamera sigurie ishte prova më e fortë për ta çuar grupin e hetimit drejt autorëve të dyshuar . Në fshatin Ferraj, një kamerë sigurie ka fiksuar një automjet ‘Ford Fiesta’ që Jamaku do e përdorte për të vëzhguar lëvizjet e shënjestrës së atentatit. Nga ky automjet është gjetur pronari i automjetit, i cili ka thënë se e kishte lënë në një servis për ta shitur . Në momentin që ka ndodhur shpërthimi, Enver Jamaku thotë se Cukali e ka kërcënuar se nuk e ka çuar deri në fund punën dhe nuk i ka dhënë 30 mijë euro po 3 mijë. Por Jamaku është nervozuar sepse pretendonte që 5 mijë Euro ia kishte dhënë kushëririt të tij Ermond Jamakut, të cilit i kishte premtuar 5 mijë euro.

Nga ky moment Enver Jamaku ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe të japë emrin e porositësit. Cukali nuk konsiderohet si personi që ka interes të drejtpërdrejt për vrasjen e Gjon Menës sepse nuk rezulton të ketë njohje të mëparshme apo shkak që ta vriste.

Por prokuroria dhe policia ka dyshime se Cukali është paguar nga të tjerë për ta eliminuar biznesmnei dhe më pas ka kontaktuar kushërinjtë Jamaku për të realizuar atentatin që dështoi. Cukali është një personazh mjaft i njohur në botën e krimit dhe është shpallur subjekt i OFL, duke kaluar në filtër pasurinë e tij.

SPAK kërkon dënimin e:

Gjergj Cukalit me 25 vite burgim
Enver Jamaku i penduar i drejtësisë 8 vite burg
Ermond Jamaku, i penduar i drejtësisë 8 vite burg
Blendi Deda 22 vite burg
Paris Prenga 21 vite burg

M.Q./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zili: 12/04/2024 14:34

    gjergji duket si kurv..

    Përgjigju
  • Buci: 12/04/2024 11:52

    Sa gjyna, e hengren kta kundershtaret e dorartit, ca ti besh dorarti me kunatin e vet jan miljardera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Pas 3 orësh, mbyllet protesta e dhunshme e Rithemelimit, mbërrijnë ekspertët  e kriminalistikës

Pas 3 orësh, mbyllet protesta e dhunshme e Rithemelimit, mbërrijnë ekspertët  e kriminalistikës