Atentati me 2 të vrarë në Vlorë, autorët ishin maskuar me kapuçë! Qëlluan me 2 kallashnikov nga 'BMW' me xhama të zinj

Atentati me 2 të vrarë në Vlorë, autorët ishin maskuar me kapuçë! Qëlluan me 2 kallashnikov nga 'BMW' me xhama të zinj

Makina e viktimave dhe e autorëve

1660898642_.jpg

Kamerat e sigurisë në hyrje të autostradës kanë zbuluar lëvizjet e autorëve të atentatit me 2 viktima në Vlorë. Report Tv mëson se ishin të maskuar me kapuçë dhe qëlluan me 2 kallashnikov nga automjeti tip BMW me xhama të zinj dhe targa italiane që u gjet i djegur në Frakull të Fierit.

Ndërkohë policia ka marrë kamerat e sigurisë për të parë lëvizjet e viktimave pasi mësohet se kanë qenë në ndjekje. Shpati Lena, 37-vjeç dhe Hakim Xhezo, 34 vjeç, vëllai i Eduard Xhezos aktualisht në burg për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj, u ekzekutuan dje me breshëri plumbash tek mbikalimi i Panajas në Vlorë.

Autorët, të cilët dyshohet se janë vrasës më pagesë, i prenë rrugën makinës tip ‘Mercedes Benz’ më të cilën udhëtonin dy viktimat, me qëllim uljen e shpejtësisë. Sapo kanë dalë paralel me makinën, 2 prej tyre, të cilët ishin pasagjerë, pasi njëri drejtonte mjetin, kanë zbrazur mbi 30 plumba me kallashnikovë, në drejtim të mjetit që po udhëtonte Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, duke i lënë të vdekur në vend. Pasi u qëlluan me breshëri kallashnikovi, mjeti i tyre i bërë ‘shoshë’ nga plumbat dhe i mbuluar nga gjaku, doli rruga duke ecur mbi 200 metra dhe përfundoi në një kanal.

Brenda BMW që u gjet i djegur kishte 3 kallashnikov, njërin prej të cilëve autorët e kishin rezervë për çdo të papritur që mund t’i dilte gjatë atentatit të planifikuar. Viktima Shpati Lena lëvizte nëpër Vlorë me makinë të blinduar, pasi siç duket i ruhej një atentati, por jo dje kur e vranë në autostradën Fier-Vlorë.


Lajmi kryesor:

Atentati për hakmarrje në Vlorë! Shpati Lena u ekzekutua në ditën e lindjes, po shkonte në burg me shokun! Do takonin Eduart Xhezon


A.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dua barazi dhe standard', çfarë vendimi mori Jetmiri pas revoltimit me Big Brother

'Dua barazi dhe standard', çfarë vendimi mori Jetmiri pas revoltimit me Big Brother