Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, PD denoncon: Prokuroria dhe policia po i zvarritin çështjet

Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, PD denoncon: Prokuroria dhe policia po i zvarritin çështjet

Enkeled Alibeaj

Ish-deputeti i PD-së Enkeled Alibeaj thotë se zvarritja e atentateve të ndodhura ndaj biznesmenëve, mund të jetë kronikë e një atentati tjetër të paralajmëruar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai përmendi rastin e vrasjes së biznesmenit në Himarë, Niko Goro dhe tentativës për atentat të një biznesmeni tjetër në Tiranë, Andon Dhima, i cili shpjegoi se si ndodhi ngjarja.

Sipas tij, hetimi i çështjeve është shumë i avashtë nga ana e policisë dhe e prokurorisë.

"Në Himarë, një biznesmen u vra në atentat, në mes të ditës; Në Tiranë, një biznesmen denoncon në polici një tentativë për atentat.

Të dyja janë raste tronditëse, që tregojnë shthurjen e kësaj qeverie në muajt e fundit të saj.

Shpejtësia me të cilën do të hetohet denoncimi i biznesmenit Andon Dhima do të jetë një tregues kyç për gatishmërinë e policisë dhe të prokurorisë për të zbuluar të vërtetën. Zvarritja e çështjeve të tilla, siç e ka zakon prokuroria dhe policia, do të jetë veçse kronikë e një atentati tjetër të paralajmëruar", shkruan Alibeaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 21/10/2020 10:26

    Po pse flisni para kohe o zhulsat e opozites se gjithmone iu dalin llogarite gabim ne fund. Ja u kapen sot, a do dalesh ta falenderosh policine dhe prokurorine?

    Përgjigju
  • Haha: 18/10/2020 15:24

    Miu i gjirizeve Alibejmuti

    Përgjigju
  • Luli: 18/10/2020 15:03

    Ti je nip i nje krimineli dhe gjakun edhe ti e ke te tidhe.

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 18/10/2020 12:27

    Edhe ai ne Himare edhe ky ne Tirane ashtu si te gjithe te tjeret Jane vrare nga ti alibeaj dhe klika vrastare e PD-s, ti je nje kriminel i deshmuar andaj leh.

    Përgjigju
  • Mondi: 18/10/2020 11:14

    Po ky bisnesmeni I ka paguar borxhet apo eshte tallur me borxhdhenesin? Ne te kundert kalamidhen ne by*h do ta haje ne mos sot neser.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Projektligji, kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro

Projektligji, kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro