Atentati ndaj policit bashkiak të Malësisë së Madhe/ I ndaluari Hasanaj fillon të flasë për pagesën, por ndërpritet nga avokati

Ilirjan Hasanaj dhe Mentor Hasanaj

Ilirjan Hasanaj, personi që lëshoi rreth 8 plumba automatiku në drejtim të shefit të policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, ka treguar sot në Gjykatën e Apelit Shkodër, se kishin marë një pagesë prej 2500 euro, për të realizuar goditjen e Mentor Hasanaj. Por dëshmia para gjykatës, e personit kryesor të këtij atentati të ndodhur në Tetor 2020, kundër Mentor Hasanaj, nuk ka vijuar më tej, për shkak se i arrestuari është këshilluar nga avokati i tij të mos flasë dhe japë detaje rreth ngjarjes. I arrestuari Ilirjan Hasanaj, ka dhënë vetëm gjeneralitetet e tij dhe ka kërkuar një masë më të butë sigurimi se ajo e “arrestit në burg”, që ka kërkuar përfaqësuesi i akuzës. Por pavarësisht kësaj gjykata e Apelit Shkodër, ka vendosur të caktojë masën e “arrestit në burg” për Ilirjan Hasanaj dhe bashkëpuntorin tjetër të tij, Verzan Bajrakurti. Sipas dosjes hetimore, në 11 tetor 2020, pikërisht në rreth-rrotullimin ku janë vendosur “5 horonjtë e Vigut”, është qëlluar me armë zjarri babë e bir, Mentor Hasanaj dhe Xhelal Hasanaj, të cilët kanë marrë plagë në kokë dhe në trup. Në total, personat janë qëlluar me 8 plumba kallashnikovi, ndërsa autori që dyshohet të jetë Ilirjan Hasanaj, është larguar me një motor, i cili është futur në një rrugë që të nxjerr në bregun e Liqenit. Duke ndjekur këtë itinerar dhe kryer disa kontrolle në banesa, policia ka gjetur motorin e përdorur në vrasje, në një banesë që zotërohej nga Luftie Bajrakurti.

Pranë motorit janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona celular dhe rrobat që ka pasur autori i ngjarjes. Sipas policisë, rrobat janë gjendur në pjesën e pasme të shtëpisë, ndërsa skafandra është gjetur e groposur në oborrin e banesës. Pas verifikimit të kryer aparateve telefonike është zbuluar se ato i përkisnin Ilirjan Hasanaj.

Ndërkohë nga dëshmia që ka dhënë në polici, Luftie Bajrakurti, kjo e fundit ka thënë se në banesën e saj ka shkuar një djalë, i cili është prezantuar si djali i Benit,i cili është miku i kunatit të saj, Zenel Bajrakurti. Pas kësaj dëshmie dhe gjetjes së telefonave, policia shpalli në kërkim Ilirjan Hasanaj i cili më pas u dorëzua. Pas tij u dorëzua dhe bashkëpunëtori tjetër Verzan Bajrakurti dhe të dy ditën e sotme janë mbyllur në burg nga gjykata e Shkodrës.

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    10 vjet më pas, a është bërë drejtësi për 21 janarin?

Komento

Komente

  • avv: 01/12/2020 16:51

    cdo prove e marre ne forme te paligjshme eshte e pavlefshme sipas legjistlacionit shqiptar dhe global (flasim per vende demokratike) keshtu qe avokati ka marre ne dore fatin e te mbrojturit te tij duke e ndaluar te flasi dhe te groposi veten. kshu funksionon mos ju vije keq komunistave qe komentojne me zell ktu.

    Përgjigju
    • Sillo: 02/12/2020 09:05

      Nuk e rruan njeri te komentoje nje vrases me pagese, se fundja nje legen qe ka perfunduar ne burg eshte. Edhe avokati le te beje cfare loje te doje, pidhin e semes do haje se te zotet e hallit e dine vete stilin. Eshte e provuar kush e beri.



×

Lajmi i fundit

John

Rastet ditore me COVID në Berat/ Të infektuar nxënës, mësues dhe punonjësja e burgut