Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ GJKKO rrëzon kërkesën e Redjan Rrajës...mbetet në burg

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ GJKKO rrëzon kërkesën e Redjan Rrajës...mbetet në burg

Foto nga vendi i kryerjes së atentatit

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit  (GJKKO) ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Redjan Rrajës për ndryshimin e masës së sigurisë. Rraja ka kërkuar lirimin me argumentin se nuk ka asnjë lidhje me atentatit ndaj prokurorit, por një kërkesë e tillë nuk është marrë parasysh togat e zeza, duke lënë atë në burg. Ndaj Rrajës, prokuroria ka siguruar një gjurmë gishti të fiksuar në një palë syze dielli që u sekuestruar në makinën, e përdorur nga autorët në këtë atentat.

Po si ndodhi atentati?
Prokurori ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, aktualisht shofer i prokurorit. Makinës 'Benz' me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurori Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Pas breshërisë së tetë plumbave makina ka dalë nga rruga, ndërsa të plagosurit janë transportuar me makinë private. Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t'i mbijetonte plagëve.

Ndërsa prokurori Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, që së fundi e kishte ndryshuar emrin në Aleksandër Laho, mbetën të plagosur. 48-vjeçari Landi Muharremi është me precedentë penalë, i dyshuar si i përfshirë në 2016-ën në rrahjen e një biznesmeni libanez i cili do të investonte përmes ndërtimit të një kompleksi në Gjirin e Lalzit, tokë mbi të cilën Muharremi pretendonte pronësinë.

Landi Muharremit u bë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit duke i sekuestruar makinën e blinduar të Landi Muharremit, i njohur me pseudonimin 'Rrumi' nga Shijaku. Makina e blinduar e Landi Muharremit është Audi dhe sekuestrimi është bërë mbi dyshimet se është vendosur me veprimtari të jashtëligjshme.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tasimi: 16/06/2020 11:34

    Do dalesh 2050 ktit akoma si ka dal malli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA