Atentati në Elbasan/ Vëllai i Talo Çelës u ekzekutua nga tre persona, autorët të veshur me uniformë policie

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i vëllait të Talo Çelës, Bujar çela. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se kanë qenë tre persona, të veshur me uniformë policie që kanë hyrë në lokal dhe kanë ekzekutuar me armë zjarri Bujar Çelën, teksa po pinte kafenë e mëngjesit.  Mjeti që po shihni në foto është makina në pronësi të Bujar Çelës. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit të Elbasanit. Mësohet se zona është e monitoruar me kamera, për shkak se aty pranë janë tre karburante, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e të gjithë dinamikës së ngjarjes.


Lajmi kryesor:

Elbasan/ Ekzekutohet në 60 sec vëllai i Talo Çelës, 20 gëzhoja në vendin e ngjarjes! 3 autorët u veshën si policë, RENEA kontrolle në Bradashesh, 6 të shoqëruar (VIDEO)


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë

Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë