Atentati në Lushnje, lirohet
biznesmeni që u vetëdorëzua

Atentati në Lushnje, lirohet<br />biznesmeni që u vetëdorëzua<br /><br>
U vetëdorëzua në polici mbrëmjen e kaluar si i dyshuar për atentatin në Lushnje, lirohet biznesmeni. Julian Sula pas deklarimeve të dhëna përpara grupit hetimor, është lënë i lirë mëngjesin e kësaj të shtune. 

Nga hetimet e deritanishme rezulton se Sula s'ka asnjë lidhje me atentatin e përgjakshëm që u mori jetën dy të rinjve Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, shokë të objektivit të këtij atentati, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Një ditë më parë policia ushtroi kontroll në banesën e Sulës. Disa orë pas këtij kontrolli, Sula është vetëdorëzuar në komisariat. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'

'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'