Një grup hetimor po mbledh provat në vendin ku iu zu pritë makinës ku udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati pasditen e sotme në zonën e njohur si “Dobraç” në Shkodër. Mësohet se deri tani nga makina me të cilin udhëtonin autorët janë shkrehur dy armë. 28 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes. Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati Arlindi, mori një plumb në kokë dhe për pasojë humbi jetën në spital rreth 6 orë pas atentatit.
Një nga pistat kryesore është e ajo e hakmarrjes ndërsa policia po punon për sekuestrimin e kamerave të sigurisë që kanë qenë të instaluara në atë zonë. Forcat RENEA kanë bllokuar rrugën nacionale që lidh Shkodrën me Hanin e Hotit dhe po kryejnë të gjitha verifikimet.
Makina Benz me targa franceze me të cilën po lëviznin Hamza Lici dhe Arlind Bushati po udhëtonte nga dalja e zonës së Rusit në drejtim të 5 heronjve, që lidh me aksin nacional dhe Hani i Hotit, informoi gazetari Ergys Kavaja.
Dyshohet se atentatorët e kanë ndjekur me makinë Hamza Licin dhe Arlind Bushatin. Pasi u janë afruar, ata kanë hapur zjarr. Mjeti ku po udhëtonin Lici dhe Bushati ka përplasur motorin e çiftit që kalonte rastësisht, e më pas është përplasur me një mur rrethues.
Kujtojmë se pak ditë më parë, më datën 10 tetor në mbrëmje, Arlind Bushati u kërcënua me armë zjarri nga dy persona të paidentifikuar në zonën e pedonales së Shkodrës, rreth orës 22:30, kur vendi aty përreth ishte i populluar. Bushati e denoncoi në polici këtë rast kërcënimi dhe ende nuk dihet se kush mund të kenë qenë personat që e kanë kërcënuar. Shtojmë këtu se Arlind Bushati është i biri i Xhemal Bushatit, ish kandidati i PD-së së Bashës për bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 6 marsit të vitit 2022.
Lajmi kryesor:
Atentat në Shkodër me 3 të vrarë e 1 të plagosur! Vritet vëllai i Ibrahim Licit dhe djali i Xhemal Bushatit! Vdes qytetarja e pafajshme, rëndë bashkëshorti i saj! Gjendet 'Range Rover' i djegur me dy automatikë
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
52.8%
-
Jo
40%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 4868
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Masakra në Shkodër/ Policia në kërkim të "gjurmëve" të "Range Roverit" të autorëve! Në kërkim 2 nga grupi i Bajrave
2 Nëntor, 15:28
-
PD në Shkodër marshim protestë: Qytetërimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim! Kërkojnë lirimin e Berishës e qeveri teknike! (FOTO+VIDEO)
2 Nëntor, 12:10
-
Atentati me 3 viktima në Shkodër, në kërkim policor disa anëtarë të grupit të Bajrave, mes tyre Sakicaj e Troshani
2 Nëntor, 10:59
-
Shkodër, dogjën makinat që përdorte agjenti i krimeve arrestohen vëllezërit, identifikohet dhe shpallet në kërkim porositësi! Shikoni VIDEON
2 Nëntor, 10:41
-
Atentati në Shkodër, gazetarja: Dyshime se në mjet ishte Ibrahim Lici, 30 minuta para vrasjes u fikën dritat
1 Nëntor, 20:22
-
Benet Beci paraqitet në SPAK! A keni dhënë dorëheqjen? Kryebashkiaku i Shkodrës e mohon i buzëqeshur (VIDEO)
1 Nëntor, 15:32
-
Masakra në Shkodër pa autor! Pista e hetimeve: Hakmarrja mes Bajrave e Licëve, dyshohet se u ekzekutuan nga vrasës me pagesë
1 Nëntor, 15:28
-
Atentati i Shkodrës/ LZHK: Krimi nuk ka frikë nga shteti, qeveria palë me të! Të ngrihet Xhandarmëria Kombëtare
1 Nëntor, 11:27
-
Atentati në Shkodër/ Avokati Edmond Petraj: E dhimbshme skena me të pafajshmit! U krye nga vrasës me pagesë por diku u gabua
31 Tetor, 18:57
-
Pse sulmohet kaq shumë policia në Shkodër? Ja si përgjigjet gazetari
31 Tetor, 17:59
-
Atentati i Shkodrës/ Salianji letër nga qelia: Qeveria i shkel syrin kriminelëve për kalkulime elektorale! Ne do çmontojmë bandat dhe çdo pupac që i shërben atyre
31 Tetor, 17:25
-
Atentati në Shkodër/ FOTO e personit të tretë që dyshohet se ishte në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin
31 Tetor, 16:58