Atentati në Tiranë/ 39-vjeçari u vra për hakmarrje, e qëlluan sapo la familjen në shtëpi! 2 autorët u futën te ‘Kodra e Diellit’ duke çarë rrethimin e jashtëm

TIRANË- Hakmarrja dyshohet të jetë një ndër shkaqet që ka çuar në ekzekutimin e 39-vjeçarit Briken Sanajt një natë më parë në Tiranë. Report Tv mëson se vëllai i 39-vjeçarit, Renato (Anton) Sanaj ka plagosur në vitin 2012 një person në Lezhë, pistë e cila nuk përjashtohet nga grupi hetimor se mund të ketë çuar në ekzekutimin e Sanajt. Ende nuk bëhet me dije se për cilën plagosje bëhet fjalë.

Familja e Sanajt jeton ende në lagjen besëlidhja të qytetit të Lezhës, po vetë 39-vjeçari jetonte në Itali, ndërsa mësohet se ishte kthyer në Tiranë pasi kishte qenë në dasmën e një shoku. 39-vjeçari kishte një marrë një apartament me qira në rezidencën ‘Kodra e Diellit’, aty ku edhe u ekzekutua. Vetë viktima Briken Sanaj, apo siç njihet ndryshe edhe si Skerdilajd Sanaj, nuk rezulton me precedent të mëparshëm penal as në Itali dhe as në Shqipëri.

Report Tv ka zbardhur edhe dinamikën e ngjarjes. Autori është kujdesur që ta qëllojë 39-vjeçarin pa praninë e familjes. Ai i ka ndjekur lëvizjet e 39-vjeçarit nga Lezha në Tiranë, pasi Sanaj kishte qenë në dasmën e një kushëriri në qytetin e Lezhës. Sanaj është qëlluar rreth 20 minuta pasi ishte kthyer nga dasma. 

Autori është futur në rezidencë, nga pjesa e pasme të saj, duke çarë rrethimin e jashtëm, pa u përballur me rojet e sigurisë. Autori ka qenë në këmbë, i maskuar dhe me një çantë në dorë, në të cilën mendohet se ka pasur edhe kallashnikovin me të cilin ekzekutoi 39-vjeçarin. Sanaj është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa ishte duke mbyllur makinën, sapo kishte zbritur familjarët në shtëpi. Dyshohet se edhe brenda rezidencës ka pasur informatorë që e kanë ndihmuar autorin të lokalizojë 39-vjeçarin.

Pasi e ka qëlluar Sanajn në një distancë të afërt, autori është larguar sërish nga pjesa e pasme e rezidencës, aty ku e priste një makinë e më pas së bashku me shoferin është larguar për në Qafë Kashar, aty ku u djeg edhe automjeti i djegur. Ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve. 

Katër plumba e kanë kapur Sanajn, plagë të cilat i morën edhe jetën. Ai u dërgua për në spital nga shoku i tij, me një makinë tip ‘Audi’, por ndërroi jetë rrugës për te ‘Trauma’.

Atentati u regjistrua një natë më parë rreth orës 23:20 në rezidencën e 'Kodra e Diellit' në Tiranë. Një natë më parë u gjet edhe një makinë e djegur tip ‘Benz’ në Qafë-Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, e cila dyshohet se i përket autorëve. Targat e mjetit 'AA777GY’, i përkasin shtetasin Luan Qanushi, të cilat rezultojnë të vjedhura para disa ditësh në Tiranë. Brenda makinës është gjetur edhe arma tip kallashnikov, me të cilën është qëlluar në drejtim të 39-vjeçarit.

Sipas burimeve, kamerat e sekuestruara kanë filmuar pamje të rëndësishme ku po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e identitetit të autorëve. Ngjarja është referuar në Prokurori për veprën penale "vrasje me paramendim".

*Raportuan për Report Tv dhe Shqiptarja.com, gazetarët Sokol Dema, Elvis Hila dhe Arsen Rusta

1667201002_brikensanaj.jpg

Briken Sanaj dhe foto nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:00
VIDEO/ Kjo është makina e shkrumbuar që autorët përdorën për të ekzekutuar 39-vjeçarin te ‘Kodra e Diellit’

Kjo është makina që kanë përdorur autorët gjatë atentatit të Briken Sanaj. Makina tip ‘Benz’ u gjend e djegur në Qafë-Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash.

Ora 12:01
E bërë shkrumb e hi, por në makinën që u larguan vrasësit e Sanajt gjenden gëzhojat e kallashnikovit! (VIDEO)

 

Report Tv ka siguruar pamjet të automjetit të djegur që u përdor mbrëmjen e djeshme nga vrasësit e Briken (Skerdilajd) Sanajt.

Në pamje duket se si është bërë ‘shkrumb e hi’ automjeti tip “Benz”, që u gjet pas ekzekutimit në zonën e Qafë Kasharit duke u djegur, janë gjetur edhe gëzhojat e kallashnikovit me të cilin u qëllua 39-vjeçari.

1667213966_bfe4983fd0644c50b40d3d2d7561c97c.jpg1667214469_WhatsAppImage20221031at11.53.40.jpeg

Ora 11:13
Atentati në Tiranë/ Report Tv sjell VIDEO-n, kjo është zona ku autori u fut në rezidencën ‘Kodra e Diellit’ dhe më pas qëlloi me breshëri 39-vjeçarin

 

Kjo është zona në rezidencën ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë, nga e cila është futur autori, i cili ka ekzekutuar një natë më parë 39-vjeçarin Skerdilajd Sanaj. Autori është futur nga pjesa e pasme e rezidencës, pa u vënë re nga rojet e sigurisë. Pasi ka qëlluar me breshëri kallashnikovi, autori i maskuar është larguar po nga pjesa e pasme e rezidencës, ndërsa është ndihmuar nga një person tjetër me makinë për t’u larguar. Kjo makinë më pas u gjet e djegur në Qafë-Kashar.

Ora 10:25
E ekzekutua mbrëmë në rezidencën luksoze në Tiranë, fqinjët e njihnin me emër tjetër 39-vjeçarin

Report Tv ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me ekzekutimin e 39-vjeçarit Sanaj mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Briken Sanaj, njihej nga të tjerët në rezidencë si Skerdilajd Sanaj, ose Skerdi.

Ora 08:43
DETAJET/ 39-vjeçari u ekzekutua pas dasmës së kushëririt! La familjen në shtëpi, autorët me makinë thyen traun e rezidencës 'Kodra e Diellit' dhe e qëlluan me breshëri plumbash

 

Të tjera detaje janë zbuluar nga atentati që u regjistrua një natë më parë në Tiranë. Report Tv ka mësuar se 39-vjeçari Briken Sanaj është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka lënë familjen në shtëpi. Pasi ka dalë nga garazhi, autorët janë futur në rezidencën ‘Kodra e Diellit’ me makinë, kanë thyer traun dhe kanë qëlluar në drejtim të 39-vjeçarit. Fatkeqësisht, Sanaj nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ora 08:18
Atentati në Tiranë, del FOTO, ja kush është 39-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme

1667200355_ANTONGJINI.jpg

Ky është 39-vjeçari që është ekzekutuar një natë më parë në Tiranë. Report Tv ka siguruar foton e 39-vjeçarit Briken Sanaj, i cili u ekzekutua mbrëmë në rezidencën ‘Kodra e Diellit’ nga një mjet në lëvizje.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 01/11/2022 03:55

    Gjakmarrja my fenomen qe sa vjen e rikthehet ne ditet e sotme per te na kujtuar se ne kemi shume pune per te bere dhe nje rruge te gjate per te pershkruar para se te marre fund njehere e pergjithmone.

    Përgjigju
  • Iris: 01/11/2022 00:10

    Nuk dihet nese perdorimi i dy emrave nga te dy vellezerit eshte bere per shkak te frikes nga hakmarrja,apo per ndonje arsye tjeter me te rende e pa zbuluar akoma.Por nese behet fjale thjesht per nje hakmarrje per nje plagosje te rendomte,duket qe keta bastardojne akoma me teper nje ligj bastard sic eshte Kanuni i L.Dukagjinit.S.d.q.policia duhet t'i filloje hetimet nga kamerat e vendit ku jane vjedhur targat e makines.

    Përgjigju
  • flori: 31/10/2022 15:30

    ka plagosur dike i vellai per nje femer,,,pse duhet te vrasesh kit vellain,,,,kjo gje zgjidhej me nje sqarim...nuk shkohet tek armet,,,a i therrisni mendjes o maloke te trashe.....

    Përgjigju
    • Gjsjfjd: 31/10/2022 18:33

      Ahahah vtm me kallash dor i zgjidhin keta vellacko dhe pa ju vrar gj t vrasin

  • Zamiri: 31/10/2022 13:16

    Cudi si spo degjohen me ktej nga Rolling Hills Se nje u vra , thane vrau vehten!! Dhe disa here jane vjedhur vilat me super lek.. Po si tregojne te gjitha se gjoja siguri maksimale! Po prit se ka prap.. Vetem kriminela e trafikant strehohen ne kto rezidenca Se normal populli thjeshte ska lek per atje !

    Përgjigju
  • Alb: 31/10/2022 11:46

    Vetum ppsh ka ken per shqiptaret

    Përgjigju
  • aldo: 31/10/2022 11:39

    cne se ke kodra dillit jetojne edhe prokurora s qenka vend i sigurte fare

    Përgjigju
    • Or tej: 01/11/2022 05:51

      Po prokuroret jane mafiozet numer 1 or teeeejjjjj

  • destan: 31/10/2022 10:23

    Keta derr malokesh te vrasjet e kane mendjen, race e ndyre....

    Përgjigju
    • Ninua: 31/10/2022 15:28

      Kure sti iqne ropt

    • Petrit: 31/10/2022 12:42

      Mos e anashkalo orarin e ilaceve.

  • Skeni par gje akoma: 31/10/2022 09:08

    Ne keto rezidenzat do ket vrasje pa fund se te gjith kriminelet kan ble shpi aty . Kriminelet dhe keto pseudo vipat e shqiperis

    Përgjigju
  • Hason Sperdhima: 31/10/2022 08:52

    Nje mut me Pak....Tjetri....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira