Atentati në Vlorë/ Kreu i operatorëve turistik: Polici e shitur, zgjohuni nga gjumi

Atentati në Vlorë/ Kreu i operatorëve turistik: Polici e shitur, zgjohuni nga gjumi

Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistik në qytetin e Vlorës

Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistik në qytetin e Vlorës ka akuzuar policinë e qyteti bregdetar, se nuk po mbron jetën e qytetarëve. Pas atentatit që terrorizoi ditën e sotme vlonjatët, Bedinaj shkruan se kjo gjë është e papranueshme, aq më tepër në ditën në të cilën nis sezoni turistik dhe në një vend i cili është shumë i populluar.

"Per Policin e shtetit:

Nga sot nuk do te gjeni me qetësi ose beni punen ose ikni. Vlora nuk do te jetë me hambari ku ju mbushni xhepat dhe mbaroni punet e pista. Mos thoni qe janë shpallur ne kerkim mbasi do tju masakrojne qytetaret. Ata te cilet kanë lidhur jeten me kete qytet dhe ju paguajne, boll duke ndenjur kafeve dhe restoranteve duke harxhuar leket e krimit. Aq te shitur jeni sa dhe gazetaret i drejtuat ne vend tjeter dhe jo ku ndodhi krimi. Keni detyre te parandaloni, filloni te zgjoheni!

Eshte e frikshme qe ne diten e nisjes se sezonit turistik, ne mes te qytetit ne mes te dites te qellohet ne drejtim te lungomares. Aty ku shetisin nena me femije, turist vendas e te huaj.

Ftoj instancat policore te reagojne ne menyre dinjitoze, te zbardhin ngjarjen e rikthejne sigurine te qytetaret", shkruan Bedinaj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Picasso: 11/05/2019 11:53

    Kur flet ky deshtaku...

    Përgjigju
  • Muli: 11/05/2019 00:41

    Vetem ti dhe Flamur Cela mund ta shpetoni Vloren... lajmet nderkohe jua ben Enriku. Treshe me fantastike nuk ka!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet