Atentati të shtunën në Vlorë! Makina e përdorur që u dogj ishte e vjedhur, autorët qëlluan mbi 15 herë (Detajet)

VLORE-Zbardhen detaje të reja nga atentati mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar ku mbetën të plagosur dy persona, Nikollaq Çepaj (Taullaraj)  36-vjeç i sapo dalë nga burgu dhe kunati i tij Ronald Çepaj 27 vjeç.

Makina me të cilën u bë atentati rezulton se ishte e vjedhur, po ashtu edhe targat, nuk i përkisnin kësaj makine, por një tjetre. Makina u gjet e djegur në fshatin Cerkovinë në rrugën e vjetër Fier-Vlorë. Në vendin e ngjarjes në lokalin ku u krye atentati u gjetën 5 gëzhoja, por pjesa tjetër janë gjetur brenda në makinën e djegur.

Kjo vërteton faktin se autori qëlloi nga brenda makinës së tij në drejtim të tavolinës së lokalit ku ishin ulur dy personat mbi 15 herë. Grupi që ka marrë pjesë në atentat ka qenë i organizuar mirë dhe kanë marrë pjesë mbi 3 persona. Dy kanë qenë në makinën me të cilën u bë atentati, ndërsa dyshohet se autorët janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Pista e parë ku po hetohet është hakmarrja. I plagosuri është Nikollaq Çepaj (Taullaraj) 36-vjeç kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu për një plagosje në vitin 2018 (lexo ketu).

Makina e djegur e autoreve

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet