Atentati Shkodër/ Apeli i fortë i
Shefit të Krimeve:Bashkohemi!

Atentati Shkodër/ Apeli i fortë i<br />Shefit të Krimeve:Bashkohemi!<br>
Shefi i Policisë Kriminale në Shkodër, Saimir Rrustemi, ka reaguar përmes një mesazhi të fortë pas atentatit me rreth 400 gr tritol ndaj Lulzim Kullës, një emër i njohur për policinë. Shefi i Krimeve bën një apel të fortë, duke iu drejtuar të gjitha institucioneve me kokën ulur të vendosin në cilën anë do të barrikadës do të qëndrojnë.

Shefi i Krimeve bën thirrje për bashkim në luftën kundër krimit të organizuar për t'i ndryshuar faqen vendit tonë. Me kokën ulur, Rrustemi iu drejtohet dhe prokurorëve e gjyqtarëve, të heqin dorë nga korrupsioni, duke thënë se vendo ka nevojë për pjesën e tyre të drejtë e të ndershme.

"Do ul koken para prokuroreve e gjyqtareve: Boll me! Vendi ka nevoje per pjesen tuaj te drejte e te ndershme!", shkruan Shefi i Krimeve në mesazhin e tij në 'Facebook'.

Më tej, Rrustemi iu drejtohet edhe tatimeve, bizneseve, mësuesve, institucioneve fetare e të rinjve të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në luftën kundër krimit, duke shtuar se vendi ynë nuk është dhe nuk mund të jetë ky. Mesazhi prekës i zyrtarit të lartë vjen menjëherë pas atentatit me bombë, që tronditi qytetin verior një ditë më parë, ku u plagos rëndë 42-vjeçari Lulzim Kullaj, një emër i njohur për policinë, si dhe 7 persona të ytjerë.

Reagimi i plotë:
Sot eshte 105 vjetori i themelimit te Policise se Shtetit. Kjo dite e gjen organizaten tone ne nje moment kyc te historise se saj ku ka filluar nje lufte e fuqishme brenda dhe jashte saj kunder krimit te organizuar. Nje lufte qe do ia ndryshoje faqen vendit tone.

Por te vetem ne s'ia dalim dot, s'ia dalim pa ndihmen e cdo institucioni dhe te gjitha hallkave te keti shteti. Prandaj sot une do ul koken dhe do ju lutem duke u kerkuar ndihme. Do ul koken e t'ju lutem kolegeve te mi: vendosni ne cilen ane te barrikades do qendroni. Do ul koken para prokuroreve e gjyqtareve: Boll me! Vendi ka nevoje per pjesen tuaj te drejte e te ndershme!

Do ul koken e do ju lutem tatimeve, doganave: A nuk ju mjafton? Eshte edhe momenti i juaj! Do ul koken e do ju lutem bizneseve: Mos shikoni daljen nga situatat tuaja financiare duke u mbeshtetur tek parate e krimit! Ato mund t'ju favorizojne nje moment, por ai moment do jete fundi i biznesit tuaj.

Dua te ul koken e t'u lutem mesuesve tane: Ngrihuni ne nivelin qe kerkon puna juaj, edukojini te rinjte tane qe te jene te denje per te qene pjese e paster e vendit te tyre!

Do ul koken e do ju lutem institucioneve fetare: Zoti ju ka ngarkuar me nje detyre te rendesishme, te edukoni shoqerine e t'u tregoni se cila eshte rruga e drejte dhe mos harroni se do jepni llogari para tij!

Do ul koken e do ju lutem te rinjve: Qendroni larg veseve, perbuzeni ate ndjenjen e krenarise per te qene pjese e grupeve kriminale te qytetit! Ne pamje te pare mund t'ua marre mendjen me pasurimin e shpejte me makinat e bukura apo krenarine per t'u dukur i forte, por ju garantoj qe kjo zgjedhje do ju shkurtoje jeten.

Mbase jam patetik, mbase jam i dale mode, sic me thone jam kunder rryme, por dua tua perseris: Vendi yne nuk eshte ky! Vendi yne s'mund te jete ky! Vendi yne nuk duhet te jete kurre ky! Zoti na ndihmofte!

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Rithemelimit, më 27 maj shqyrtohet ligji i Komisioneve Hetimore

Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Rithemelimit, më 27 maj shqyrtohet ligji i Komisioneve Hetimore