Atentatorët ‘policë’ thirrën emrin e mikut të Ervis Martinajt! Djali i biznesmenit: Mos ma vrisni vëllanë e vogël

Bujar Hasani Lika u ekzekutua më 30 maj në lokalin e vëllait të tij në Laç së bashku me biznesmenin Paulin Markaj alias Gjergji. Një nga atentatorët e dyshuar, Kreshnik Tusha i cili u plagos me armën që Lika mbante me vete,  ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë,  dhe rezulton i dënuar me 1 vit burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”. Ditën e mërkurë një prokuror dhe një gjyqtar do të paraqiten në spital  për t’i caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Tre dëshmi, ajo e banakierit të lokalit dhe dy djemve të viktimës Paulin Gjergji, japin të dhëna mbi karakteristikat e katër personave që morën pjesë në këtë atentat mafioz, por nuk qartësojnë identifikimin e tyre.

Djemtë e biznesmenit të kazinove Paulin Gjergjit, të cilët ishin në makinë jashtë lokalit, të tronditur nga kjo ngjarje shumë e rëndë ku panë mënyrën e ekzekutimit të babait të tyre, treguan në polici se kishin vetëm pak minuta që ndodheshin në parkingun e Bar-Restorant “A&A” në Mamurras të Laçit.

Sipas tyre të dy kanë qëndruar në makinë, ndërsa babai ka hyrë brenda pasi kishte lënë një takim me Bujar Hasanin, ku sipas tyre do diskutonin për një çështje ende të pazgjidhur.

Djemtë 27  dhe 21-vjeçar kanë pohuar se pa ka kaluar shumë kohë nga hyrja në lokal e babait, shumë shpejt janë shfaqur 4 persona që kanë zbritur nga një makinë, të veshur si policë me veshje të FNSH-së dhe të maskuar. Dy vetë kanë hyrë brenda në lokal, ndërsa 2 të tjerë kanë shkuar në drejtim të makinës ku ndodheshin djemtë e biznesmenit Paulin Gjergji. Kuptohet qartë se atentatorët kanë pasur informacion të saktë se me cilin person ndodhej Bujar Lika, dhe për më tepër kanë pasur të dhëna se biznesmeni Paulin Gjergji, ishte në praninë e djemve të tij. Frika se mos vallë pas sulmit me armë në brendësi të lokalit, do të kishte një kundërpërgjigje nga dy djemtë e Paulin që qëndronin jashtë, ka bërë që katër personat e veshur si policë të ndahen, ku dy kanë qëndruar jashtë dhe kanë mbajtur të neutralizuar djemtë, duke iu prezantuar si polici dhe kanë filluar t’i kontrollojnë fizikisht.

Vetëm kur kanë dëgjuar breshëritë e kallashnikovit dhe të klithmat “na vranë, na vranë” atëherë dy djemtë e biznesmenit Paulin Gjergji, kanë kuptuar gjithçka se s’kishin të bënin me policë por me vrasës të veshur si policë.

Njëri nga autorët, i paidentifikuar prej tyre, pasi janë dëgjuar të shtënat në brendësi të lokalit i ka drejtuar armën djalit 21-vjeçar, duke i kërkuar që të mos bëjnë asnjë reagim pasi në të kundërt do i qëllonte. Por sipas burimeve të policisë Laç, 27-vjeçari i është lutur autorëve që të mos i vrisnin vëllanë. Në ikje e sipër, autorët të veshur si policë të FNSH-së, kanë hyrë në automjet dhe janë larguar.

Një tjetër dëshmi e vlefshme është ajo banakierit të lokalit, i cili ka treguar se sapo dy “policët” e maskuar kanë hyrë në lokal, i kanë thirrur në emër Bujar Hasanin dhe më pas kanë qëlluar. Sipas burimeve, Hasani ka marrë një plumb në kokë. Ndërsa pa tij është qëlluar Paulin Gjergji, i cili ka qenë duke vrapuar me shpresën t’i shpëtojë plumbave.

Policia thotë se në këtë atentat ka marrë pjesë një skuadër e përbërë nga 7 persona ku njëri ka qëndruar në makinë, dhe 4 të tjerë kanë vepruar. Ndërsa dy të tjerë, besohet se kanë kryer vëzhgimin dhe sinjalizimin e autorëve për vendndodhjen e Bujar Hysenit. Besohet se vrasja ka lidhje me atentatet e fundit që kanë ndodhur në zonën e Krujës dhe Tiranës, ku në një rast M.H mbeti i plagosur rëndë ndërsa e afërmja e tij u vra.

Tashmë policia dhe prokuroria e Laçit, kanë një seri provash të gjetura në vendngjarje, mes të cilave dhe një pistoletë që është gjetur shumë pranë trupit të Bujar Hasanit. Pamjet filmike janë çelësi i zbardhjes së kësaj ngjarje si dhe vullneti për të bashkëpunuar ose jo i Kreshnik Tushës me prokurorinë që do të sillte  identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje.

1590918048_bujarhasani002.jpg

Bujar Hasani Lika

1591008182_paulingjergji.jpg

Paulin Gjergji

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • daja777: 23/03/2023 18:43

    Nje gja esht e sigurt po nuk u eliminun banda nikles apo turp i kombit qe jan tr pabes dhe bukshkale ,harrojeni se ka me gjet qetsi shqipria

    Përgjigju
  • Dori: 03/06/2020 16:40

    O Zote kushe flet ketu disa njers pa moral e njerz rrugashe qe nuk din te thon fjalen e mire por bej horrin me emra fallco e japin gojes si qen se nuk keni turp qe permendni emrate e njerzve qe ka pune e tyre allahu ja kthefte thiken nga ju njerz ipokrit turpp

    Përgjigju
  • Iris: 03/06/2020 01:36

    Shpresoj qe djemte e viktimes te kene aq mend sa te mos fillojne me hakmarrje tani ndryshe kane per ti bere shoqeri babait te tyre te shkrete.

    Përgjigju
    • Dorinela: 03/06/2020 16:33

      Ishall nuk te bje ty qe flek ne kete menyre turp

  • Kafsha: 02/06/2020 13:54

    Vetem biri i madh i popullit burri Enver Hoxha bëri zap minjtë fshatarë! Shaten, lopaten dhe pune! Vetem ai burrë bëri çudira! Ngrihu Enver djali te maresh në dorë gjendjen!

    Përgjigju
    • Enver hoxha: 04/06/2020 10:12

      Hajde kafsh hajde.

  • rinass: 02/06/2020 12:13

    shum pa lidhje e keni ba lajmin qa ka lidhje me hakt pse beni lajme te rreme

    Përgjigju
  • Loti: 02/06/2020 11:48

    Dmth kjo eshte e lidhur me atentatin qe ju be Mariglen Hakes ku u vra halla? Shum jan perzier kto njerz

    Përgjigju
    • Fieri: 02/06/2020 14:13

      Pse nuk u vran ata tepelensit midis tyre elton cica nelgert pata ajet zeqaj etj etj

    • A te erddh dita: 02/06/2020 13:47

      Pse nga hakat e fush krujes ruhet KY Martini? CA problemesh ka ai me kta. Kush esht perzi ne vrasjet ne tepelene? Se tepelene ska vrasje

    • Erdhi Dita: 02/06/2020 12:03

      ma shume se mund te perballojne. Tash kane Fushe Krujesit qe jane ne zanat te vet ne shpine. Vis Martini ruhet po nje gabim edhe i iken kryet atij e tane races se vet. Keta jane perzie edhe ne vrasjet e gjaqet ne Tepelene

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD