Atletico Madrid aryseja e përsëritjes së shortit, kush përfitoi dhe kush humbi me situatën e paprecedentë të UEFA-s

Atletico Madrid aryseja e përsëritjes së shortit, kush përfitoi dhe kush humbi me situatën e paprecedentë të UEFA-s

Atletico Madrid është bërë arsyeja që shorti i Champions League të përsëritet. Mediat ndërkombëtare shkruajë se skuadra madrilene është ankuar, pasi shorti i vendosi përballë Bayern Mynchen, në një kohë kur zyrtari i UEFA-s bëri gabimin teknik duke ndeshur Villareal dhe Manchester United, që më herët ishin pjesë e një grupi dhe nuk lejohet që të përballen serish para gjysmëfinaleve.

Atletico pretendon se nëse kjo nuk do kishte ndodhur atëherë nuk do ishte përballur me Bayern dhe për këtë arsye shorti i fazës së 1/8 u përsërit në orën 15:00. Dhe kjo ankesë sërish nuk ka ndryshuar diçka të madhe për Atletico Madrid, pasi nga Bayern ka përfunduar te Manchester United.

Ndërkohë skuadrat që e pësuan më shumë nga hedhja e shortit janë Real Madrid, Inter dhe Liverpool. Reali fillimisht u shortua me Benfica-n, ndërsa tani duhet të ndeshet me Paris SG. Inter fillimisht ‘peshkoi’ Ajax, ndërsa tani duhet të përballet me Liverpool. Po kështu edhe nga këta të fundit kaluan nga Salzburg te kampionët e Italisë.

Te skuadrat që përfituan mund të përmendet Ajax dhe Villareal. Holandezët nga Interi kaluan te Benfica, ndërsa Villareal nga Manchester City te Juventus.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Basha: PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK

Basha: PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK