Atletico Madrid komandon e vetme La Ligan, 'ngecin' Real Madrid dhe Liverpool (VIDEO-Golat)

Atletico Madrid komandon e vetme La Ligan duke e mbyllur 2020-tën me fitore. Skuadra e Diego Simeones fitoi minimalisht 1-0 derbin e vogël ndaj Getafes me golin e sulmuesit Luis Suarez dhe kryeson me 35 pikë dy më shumë se Real Madrid por dhjetë më shumë se Barcelona.

Los Blancos nuk arritën dot që ta mbyllnin vitin me fitore dhe nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Elche në ndeshjen e javës së 16-të. Luka Modric kaloi Realin në avantazh por Elche barazoi me penallti në fillimin e pjesës së dytë dhe madrilenët megjithë përpjekjet nuk e gjetën dot golin e fitores.

Në Angli Liverpool frenon sërish. “The Reds”  nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në transfertë ndaj Newcastle United në sfidën e javës së 16-të. Me 33 pikë skuadra e Klopp kryeson kampionatin dhe ka tre pikë më shumë se Manchester United që ka një ndeshje më pak. Dueli mbrëmë ishte i ekuilibruar me raste në të dyja portat ku spikatën portierët Alisson dhe Darlow. Rastet me Covid tek Fulham bënë që të shtyhet dueli me Tottenham./ Përgatiti: Andi Kapxhiu

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)