Aty ku ngrijnë edhe qerpikët, njihuni me vendet kur njerëzit përballojnë temperaturat deri në -70 °C

Aty ku ngrijnë edhe qerpikët, njihuni me vendet kur njerëzit përballojnë temperaturat deri në -70 °C

Foto Ilustruese

Ndoshta ju duket e pamundur, por ja që njerëzit janë qenia që i përshtaten kushteve të ndryshme klimaterike në mënyrë të pabesueshme. Këtë gjë e dëshmon majft mirë jetesa e shumë prej tyre edhe në temperature ekstremisht të ftohta, deri në -70 °C, aty ku nuk ekziston stina e verës.

Alaska, SHBA

“Sciencefocus.com” shkruan se Prospect Creek, në Alaskë, është një prej vendeve më të ftohta në SHBA. Në vitin 1971 temperatura në këtë vend arrinte edhe deri në -62 gradë celsius. Në Prospect Creek jetojnë punëtorët që kujdesen për naftësjellësin e Alaskës.

Verkhoyansk, Rusi

Ky vend gjendet afër rrethit arktik dhe është një prej vendeve më të ftohta në botë. Në Verkhoyansk janë regjistruar temperatura ekstreme prej -69.8 gradë celsius.

Roros, Norvegji

Roros njihet si qytëeti i minatorëve. Në këtë vend temperaturat zbresin deri në -50 gradë Celsius, e ndërsa temperaturat konstante shkojnë deri në -40 °C.

Grenlanda

Grenlanda është një nga ishujt më të ftohta në botë. Edhe gjatë sezonit të verës, në ditët më të ngrohta temperaturat aty nuk kalojnë +10 °C. Në vitin 1954, në këtë vend është regjistruar temperatura ekstreme -69.1 °C.

Lapland, Finlandë

Lapland bën pjesë në rajonet më të ftohta në botë. Aty jetojnë mbi 6.000 banorë dhe në vitin 1999 ishte regjistruar temperatura ekstreme prej -51.5 °C. aktualisht në këtë rajon temperaturat shkojnë deri në -22°C.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon