Aty ku privohet çdo e drejtë dhe ‘shuhet’ çdo ëndërr për gratë dhe vajzat, Afganistani! 17-vjeçarja në lot: Jam e shkatërruar, nuk shkojë në shkollë dhe nuk dal nga shtëpia

Aty ku privohet çdo e drejtë dhe ‘shuhet’ çdo ëndërr për gratë dhe vajzat, Afganistani! 17-vjeçarja në lot: Jam e shkatërruar, nuk shkojë në shkollë dhe nuk dal nga shtëpia

Vajza e re nga Afganistani

AFGANISTANI- Nuk mund të shkojë më në shkollë, nuk mund të dalë për një shëtitje...me zë që i dridhet dhe lot, vajza e re nga Afganistani rrëfen për jetën e saj “të re” ne ferrin e regjimit të talebanëve.

Ajo tregon se si i kanë marrë çdo të drejtë, i kanë “shtypur” çdo dëshirë dhe i kanë frenuar çdo ëndërr. E reja, vetëm 17-vjeç duke folur për mikrofonin e BBC, tregoi për sakrificat e prindërve të saj për ta shkolluar dhe se tani nuk mund ta besoj se gjithçka është shuar..

“Jam e shkatërruar, kam studiuar për 7 vite pavarësisht rreziqeve, madje dhe ato ditët kur nuk e dinim nëse do ktheheshin gjallë për në shtëpi. Babai im është me aftësi të kufizuara dhe ka punuar shumë fortë që të mund të na blejë stilolapsa dhe fletore. Pas gjithë sakrificave që kemi bërë në detyrojnë të qëndrojmë në shtëpi.”, tha ajo nën ethe.

Megjithëse jetojnë çdo ditë në frikë dhe errësirë, vajzat dhe gratë e Afganistanit nuk heqin dorë! Ato protestojnë, kërkojnë dhe ngulmojnë! Por kur nuk kanë asnjë të drejtë....a mund t’u jepet atyre e drejta për të protestuar?!

Në një protestë të mbajtur në shtator në Kabul, shumë prej tyre janë rrahur brutalisht në përpjekje për të “luftuar” për të drejtat e tyre duke rrezikuar edhe jetën.

Një shëtitje në rrugët e Afganistain do të mjaftonte për të kuptuar se vajzat dhe gratë e vendit jetojnë në errësirën e mureve të shtëpisë...larg shkollës, punës dhe njerëzve.
Një tjetër grua, e cila deri përpara disa muajsh ushqente 6 pjesëtaret e familjes së saj, sot është pa punë.

“Ndihem shumë keq kur shoh se fëmijët e mi kanë një të ardhme të zymtë. Kam humbur pavarësinë, ambiciet dhe të gjitha ëndrrat e mia.”, tha ajo.

E ashtuquajtura “Ministria e Grave”, është “pushtuar” nga talebanët dhe është shndërruar në Ministrinë e Virtytit”, seksioni më i frikshëm i regjimit të mëparshëm taleban.

Çfarë të ardhme kanë gratë në Afganistanin e drejtuar nga talebanët? 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë