KAS gjobë për PS, PD dhe 3 kandidatët për kryebashkiakë! 'I dhuruan vetes para cash'

KAS gjobë për PS, PD dhe 3 kandidatët për kryebashkiakë! 'I dhuruan vetes para cash'

Mbledhja e KAS

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka gjobitur Partinë Socialiste dhe Demokratike për shkelje të gjetura nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike në zgjedhjet vendore të 6 marsit 2022.

Konkretisht janë gjobitur 2 kryebashkiakë të PS, Emirjana Sako me 92.775 mijë lekë, Edison Memolla me 120.590 lekë të cilët u shpallën fitues në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të 2 viteve më parë.

Po ashtu është gjobitur me 91.420 lekë, Bardh Spahia ish-kryebashkiaku i Shkodrës që u zgjodh nën siglën e subjektit ‘Shtëpia e Lirisë’.

Gjobat ndaj kandidatëve u bazuan në pikën 5 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor që ndalon pranimin e fondeve private më vlerë më të madhe se 50 mijë lekë përmes formave të tjera, të ndryshme nga kalimi në llogarinë bankare. Sipas këtij neni ky veprim dënohet me një gjobë të barabartë me shumën e dhuruar dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së.

Pas konstatimeve të organizatës KRIIK, KQZ verifikoi raportet financiare te kandidatëve dhe konstatoi se këta kandidatë i kanë dhuruar vetes shumat e mësipërme në formë cash.

 Njoftimi i plotë:

Sot, Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shpalli vendimin për shqyrtimin kërkesën nr. 1 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, për vendosje të sanksioneve administrative referuar vendimit nr. 824, datë 7.12.2023 “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e pjesshme vendore, të datës 6 Mars 2022”.

KAS pranoi pjesërisht kërkesën nr. 01, datë 08.01.2024 të paraqitur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe vendosi sanksion administrativ si më poshtë vijon:

1.      Gjobë në vlerën 100 000 lekë ndaj personit përgjegjës për financat në Partinë Socialiste të Shqipërisë, bazuar në pikën 1 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor;

2.      Gjobë në vlerën 100 000 lekë ndaj personit përgjegjës për financat në Partinë Demokratike të Shqipërisë, bazuar në pikën 1 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor;

Gjobë në vlerën 750 000 lekë ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë, bazuar në pikën 3 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor;

3.      Gjobë në vlerën 92.775 lekë ndaj zj. Emirjana Sako, kandidate për kryetare bashkie e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së, bazuar në pikën 5 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor;

4.      Gjobë në vlerën 120.590 lekë ndaj z. Edison Memolla, kandidat për kryetare bashkie i “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së, bazuar në pikën 5 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor;

5.      Gjobë në vlerën 91.420 lekë ndaj z. Bardh Spahia, kandidat për kryetar bashkie i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së, bazuar në pikën 5 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Pse Belind Këlliçi ndërpreu akuzat për Qefalia dhe fshehu firmën e Bashkim Ulajt?

Pse Belind Këlliçi ndërpreu akuzat për Qefalia dhe fshehu firmën e Bashkim Ulajt?