Auditimi i KLSH: Analizat COVID në privat të pabesueshme, laboratorët privatë u akredituan në shkelje të ligjit

Për Kontrollin e Lartë të Shtetit pandemia COVID 19 në Shqipëri mund të ishte menaxhuar shumë më mirë, pa i rënë në kurriz xhepave të shqiptarëve, ndërsa një audit në terren nga marsi 2020 kur u shënua rasti i pari e deri në 2021, nxjerr në pah sipas raportit, politikat e gabuara të Ministrisë së Shëndetësisë.

Nëse qytetarët mund t’i drejtohen vetëm një laboratori publik, atij të ISHP-së për të bërë analizat, shteti i hapi dyert shumë laboratorëve të tjerë privat për testet COVID. KLSH ka zbuluar fakte sipas saj që jo vetëm shkelin aspektin ligjor, por vënë në dyshim nëse përgjigjet e tamponëve kanë qenë të sakta.

“Përjashtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit ka sjellë pasoja të mungesës së vërtetësisë së analizave, pasi nuk ka marrë pjesë në akreditimin e aparaturave laboratorike të përdorura për këtë qëllim. Marrja e kompetencave nga Komiteti i Ekspertëve dhe MSHMS-ja, ka sjellë përjashtim të padrejtë të DPA-së duke cenuar vërtetësinë e të dhënave laboratorike për Covid-19”, pohohet në auditim.

Mbi këtë konstatim, KLSH i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë të rishikojë akreditimet për laboratorë privatë COVID.

Institucioni i drejtuar nga Arben Shehu, në auditin e kryer edhe me intervistime në terren, evidenton kostot që kaluan shqiptarët për faj të vendimi që do u siguronte shërbim falas.

“Mungesa e një urdhri administrativ nga MSHMS për ofrimin falas/ rimbursim të vizitave dhe mjekimeve në institucionet jopublike për COVID-19, tregojnë një efektivitet jo të lartë të politikave shëndetësore në menaxhimin e situatës”, vlerëson KLSH.

As sigurimet shëndetësore të shumë qytetarëve që iu desh të përballen me dyert e spitaleve në pandemi, nuk i kanë mbuluar dot shpenzimet për trajtimet mjekësore.

“Shpenzimet nga xhepi për shëndetësinë ishin të larta si për personat e siguruar, ashtu dhe për personat e pasiguruar, gjë e cila ngre pikëpyetje dhe mbi efikasitetin e skemës aktuale të sigurimeve. Për Shqipërinë kjo shkon deri në 50%, në krahasim me 14,9% në BE, shifra që tregojnë se sa i cënueshëm është sistemi shëndetësor edhe pa u përballur me sfida të jashtëzakonshme, siç është rasti i pandemisë së COVID-19”, vlerëson KLSH.

Rimbursimi i ilaçeve COVID – thotë KLSH – u bë 9 muaj pas shfaqjes së pandemisë, ndërsa shumë qytetarë as nuk morën kurrë dijeni për këtë lehtësim financiar për ta.

 “Bazuar në Ligjin Nr. 15/2016 “Për parandalimn dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjet infektive” të ndryshuar, si edhe Ligjin Nr. 10138 /2009 “Për shëndetin publik”, të ndryshuar, në një situatë të tillë, duke qenë se shëndetësia është një e mirë publike, qeveria e Republikës së Shqipërisë ka detyrimin ligjor ta ofrojë këtë shërbim falas dhe të marrë të gjitha masat për zbatimin korrekt të tij. Gjykuar në sa më sipër citojmë se: Urdhri Nr. 545 datë 19.11.2020 “Për disa shtesa në Urdhrin nr. 392, datë 01.07.2019 “Për caktimin e kufizimeve në përdorimin, sasinë dhe kohëzgjatjen e trajtimit me barna të listës së barnave që rimbursohen nga fondi”, i ndryshuar””, për rimbursimin e pacientëve Covid ka dalë 9 muaj pas shfaqjes së pandemisë. Ndërkohë dhe pas daljes pacientët nuk kanë qenë në dijeni të këtij urdhri, pasi ka munguar informacioni nga mjekët e familjes”, vijon më tej auditimi.

Një nga fazat më të rëndësishme për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19, ishte testimi i popullatës, por edhe në këtë drejtim KLSH thotë se institucionet nuk ja kanë dalë me sukses. Ka pasur mungesë të gjurmimit të rasteve thotë KLSH, dhe në raste të tjera përgjigja ka dalë pas 10 ditësh, dhe jo për 72 orë.

“Këto vonesa rritën si numrin e pacientëve që filluan trajtimin me antibiotikë pa u konfirmuar si të infektuar me COVID-19 ashtu dhe të atyre që filluan trajtimin vonë pasi prisnin për rezultatet e testit”, thuhet në auditim.

Pjese nga raporti

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin