Auditimi i partive politike, shumica 'të zhdukura' ekspertët nuk kanë mundur t’i gjejnë

Auditimi i partive politike, shumica 'të zhdukura' ekspertët nuk kanë mundur t’i gjejnë

Partitë politike duket se kanë probleme me deklarimin e saktë të të dhënave pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës, pasi të paktën 62 prej tyre nuk ka qenë e mundur të kontaktohen nga ekspertët kontabël të caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të audituar pasqyrat financiare.

KQZ, në raportin vjetor të vitit të shkuar, nënvizon se në total ishin 113 parti të cilat duhet të kalonin në sitën e ekspertëve që u caktuan me short. Në total ishin 23 ekspertë që duhet të kryenin këtë proces.

“62 parti politike, nuk u arritën të kontaktoheshin nga ekspertët kontabël, për shkak të pasaktësisë së adresave të deklaruara nga këto parti politike pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës. Për 21 parti politike, ka deklaratë të kryetarit të partisë ose të autorizuarit të tij se partia nuk ka përfituar dhe shpenzuar fonde për vitin 2017. Për 30 parti politike, ekspertët kontabël kanë paraqitur një raport të rregullt auditimi, për të gjitha këto parti politike, eksperti nuk ka vërejtje për mënyrën e përgatitjes së pasqyrave financiare” vlerëson Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Synimi i auditimit të partive lidhet me fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore për vitin kalendarik 2017, gjatë të cilit u zhvilluan edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Raportet financiare, vetëm 44 i dorëzojnë

KQZ bëri të ditur se për vitin kalendarik 2017, nga 128 parti politike të regjistruara në Gjykatën e Rrethit  Gjyqësor  të Tiranës kanë dorëzuar raportet financiare vjetore në KQZ, vetëm 44 parti politike. Këto raporte janë publikuar në faqen e KQZ-së dhe kanë formatin tip të miratuar nga Komisioni. Afati për dorëzimin e raporteve është 31 marsi i vitit pasardhës. MONITOR

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher