Australi/ Petrit Lekaj dënohet me 20 vite burg për vrasjen e vajzës së tij 20-vjeçare (VIDEO)

AUSTRALI- Petrit Lekaj, babi shqiptar që vrau vajzën e tij 20-vjeçare natën e 20 korrikut të vitit të kaluar është dënuar me 20 vite burg.

Sipas medias australiane, Sabrina Lekaj ishte një studente universiteti që studionte për radiologji.

Babai i saj kishte filluar të vinte re që autoriteti i tij prindëror nuk ishte më i pranishëm dhe se llogaria e saj bankare sa vinte e pakësohej.

Dyshimet e tij u konfirmuan kur Sabrina doli me miqtë të shtunën e 20 korrikut të vitit të kaluar dhe u kthye në shtëpi deri në orën 1.30 të mëngjesit.

Menjëherë pasi ajo u kthye, mbërriti policia, pasi ajo kishte ecur në mënyrë shumë të çrregullt me Mercedesin e saj të bardhë, duke pësuar dëme të vogla në parakolp dhe në anën e pasagjerit.

Ai kërkoi që vajza e tij të merrte një ambulancë në Spitalin Mbretëresha Elizabeth, ku ajo iu nënshtrua një testi gjaku, nën dyshimin se ishte e dehur ose e droguar.

Pas ikjes nga spitali, Sabrina rrëfeu se kishte marrë kokainë.

Më pas Sabrina u tha prindërve të saj se ishte e uritur dhe donte të dilte që të pushonte pak, të largohej nga telashi që ishte krijuar.

Babai i saj tha se ai do të voziste, por para se të dilte nga shtëpia, ai rrëmbeu një thikë nga kuzhina.

Petriti i tha gjykatës se ai nuk kishte ndërmend të përdorte thikën për të vrarë vajzën e tij, thjesht për ta ‘trembur’ atë, duke thënë se kishte frikë se ajo ‘po hidhte gjithçka’ poshtë me sjelljen e saj.

Por ai e vrau atë, duke e  goditur me thikë tetë herë në gjoks dhe në bark, pastaj i mbajti dorën mbi gojë derisa të vdiste në sediljen e pasagjerit të Mercedesit të bardhë.

"Në kohën e sulmit nuk e pashë Sabrinën si vajzën time,  por përkundrazi e pashë atë si një person të lig me të cilin nuk kisha lidhje",  i tha dje Petrit Lekaj në Gjykatën Supreme Adelaide. .

Gjykata vuri në dukje se Lekaj kishte pranuar fajësinë menjëherë për krimin i cili normalisht do t'i jepte zbritje prej 40% të dënimit të tij.

Gjithshtu u mor parasysh edhe që Lekaj vetë kishte një histori të krimit të drogës, duke vuajtur një dënim  katër-vjeçar për heroinë në vitet 1990 dhe dy dënime të tjera për kanabis.

Gjykata tha që Lekaj kishte qenë pa punë për gjashtë muaj para veprës penale dhe po vuante nga depresioni, por ky problem nuk luante asnjë rol në veprimet e tij.

"Lidhja midis prindit dhe një fëmije është zakonisht thelbësore. Krimi i fëmijës përfshin një shkelje kaq katastrofike të asaj lidhje, sa është e vështirë për këdo që ta kuptojë se si mund ta kishte bërë atë", u shpreh gjykatësi.

Ai u shpreh se në ato pak momente ai shkatërroi njëkohësisht jetën e tij si dhe të  Sabrinës.

“Ju gjithashtu ndryshuat, përgjithmonë, jetën e secilit anëtar të familjes suaj, gruan tuaj dhe djalin tuaj. Ju do të duhet të jetoni me ato pasoja për pjesën tjetër të jetës”, e mbylli ai fjalën.

Petrit dhe Sabrina Lekaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ANNA: 05/03/2020 07:32

    Pse cfare mendonte ky trafikant se nje dite zoti nuk do ja kthente te gjitha ,sa e sa njerez kane vdekur nga droga e ketij trafikanti .

    Përgjigju
  • Kafsha: 04/03/2020 18:59

    Shumë pak, gjynah, shikoni ç kokë, tas primitiv!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Plazhi ‘Pasqyrat’ në Ksamil ka ujin më blu në botë, lë pas edhe Greqinë!

Plazhi ‘Pasqyrat’ në Ksamil ka ujin më blu në botë, lë pas edhe Greqinë!