Krijohet 'flluska' e udhëtimit pa kufizime anti-COVID mes Australisë dhe Zelandës së Re

Krijohet 'flluska' e udhëtimit pa kufizime anti-COVID mes Australisë dhe Zelandës së Re

Qytetarët e Australisë dhe Zelandës së Re do të jenë në gjendje të udhëtojnë mes tyre pa qenë e nevojshme të futen në karantinë nga 14 Prilli.  Që nga tetori, qytetarët e Zelandës së Re janë lejuar të hyjnë në shumicën e shteteve Australiane pa karantinë, megjithëse një gjë e tillë nuk ishte reciproke.

Vendet mbyllën kufijtë në mars të vitit të kaluar dhe vendosën karantinë të detyrueshme për shtetasit e kthyer, gjithashtu janë vendosur në shtetrrethime të herëpashershme qytete në të cilat ishin shfaqur raste të virusit.

Ardern vlerësoi përgjigjet e tilla si kryesore për hapjen e flluskës së udhëtimit. Zelanda e Re tanimë do të vendosë në fuqi kushte "të zonës së gjelbër" të ngjashme me ato me të cilat përballen qytetarët e saj për të hyrë në Australi.

Pasagjerët që udhëtojnë në Zelandën e Re do të duhet të kenë kaluar 14 ditë para fluturimit vetëm në Australi.  Ata me simptoma të ftohjes ose gripit nuk do të lejohen të udhëtojnë dhe të gjithë udhëtarët duhet të mbajnë maska.

Ardern paralajmëroi që rregullat e udhëtimit mund të ndryshojnë "nëse ka një shpërthim tjetër" të rasteve.

Rreth 1.5 milion australianë vizitonin Zelandën e Re çdo vit para pandemisë - rreth 40% e vizitorëve ndërkombëtarë të këtij kombi.

Kjo flluskë udhëtimi besohet të jetë e dyta në botë, pasi asaj mes ishujve të Tajvanit dhe Palau javën e kaluar.

Australia dhe Zelanda e Re gjithashtu kanë ngritur më parë idenë e flluskave të ndara të udhëtimit me vende me rrezik të ulët si Singapori, Tajvani dhe disa vende ishullore të Paqësorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS