Australia nën 'pushtetin' e zjarreve/ Pamjet dramatike, zhduken nga flakët rreth 500 milionë kafshë

Australia nën 'pushtetin' e zjarreve/ Pamjet dramatike, zhduken nga flakët rreth 500 milionë kafshë

Prej disa javësh zjarret e furishme në Australi kanë zhdukur rreth 500 milion kafshë nga më të ndryshmet. Teksa njerëzit janë larguar nga rreziku i zjarreve stafet mjekësore veterinare dhe zjarrfikësit po përpiqen të shpëtojnë me sa mundet kafshët e mbetura por zjarret vijojnë të shkaktojnë dëme kolosale.

Mijëra imazhe dramatike të kafshëve që të cilat janë djegur të gjalla, kanë pushtuar rrjetin. Ndërkohë që mijëra kafshë të tjera janë shpëtuar nga banorët dhe nga shërbimet veterinare. Më të rrezikuarat janë kafshët si 'Koala' apo 'Kanguri' specie kjo simbol i Australisë por që janë seriozisht të rrezikuara.

“Rreth 500 milion kafshë, përfshirë specie të rrezikuara në mënyrë kritike, tashmë janë zhdukur në zjarret,” tha Drejtori i Përgjithshëm i Zoos Victoria, Jenny Grey.

“Bilanci i plotë është i pamundur të përcaktohet në këtë fazë të hershme.”

Megjithatë stafi veterinar foli për shenja shprese midis hirit pas mbërritjes.

“Megjithë dëmtimet dhe traumat e tyre, trimëria e treguar nga jeta e egër në Mallacoota është frymëzuese,” tha Dr Leanne wicker.

Ndërkohë vetëm mëngjesin e sotëm në australi kanë qenë 146 vatra të mëdha zjarri. Për të shuar këto flakë në terren janë shpërndarë rreth 2 700 zjarrfikës që po luftojnë me flakët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 05/01/2020 13:41

    Shume problem i madh ,kushtet e siguris 0 .duhet ti besh syte 4 qe te ruash koken ne pune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët