Australia 'thyen' rregullin, lejon fishekzjarrët në Sidnei dhe 11 zona të tjera

Australia 'thyen' rregullin, lejon fishekzjarrët në Sidnei dhe 11 zona të tjera

Temperaturat e larta dhe vazhdimi i zjarreve ka detyruar Australinë që të ndal përdorimin e lëndëve piroteknike gjatë festave të fundvitit.

Fishekzjarrë e lëndë plasëse nuk do të përdoren gjatë këtyre festave për të evituar rrezikun e ndonjë zjarri të mundshëm.

Megjithatë, në një vendim të dytë bëhet me dije se Sidnei bën një përjashtim dhe se pavarësisht urdhërit fillestar, në të do të mbahet spektakli simbolik të fishekzjarrëve në natën e ndërrimit të viteve.

Ky vendim u mor nga departamenti lokal zjarrfikës në Australinë juglindore. Në një deklaratë në Twitter, Shërbimi Zjarrfikës Rural i Uellsit të Ri Jugor tha se fishekzjarrët e Sidnej Harbour ishin "miratuar të përdoren" të martën. Ndërkaq, të përjashtuara nga urdhri për ndalimin e fishekzjarrëve janë edhe 11 zona të tjera në shtetin e Uellsit të Ri Jugor.

Ky vendim ka tërhequr kritika në të gjithë vendin pasi disa politikanë duke përfshirë Zv/kryeministrin e shtetit John Barilaro kërkuan anulimin e fishekzjarrëve.

"Fishekzjarrët e Vitit të Ri të Sidneit duhet të anulohen, një vendim shumë i lehtë. Rreziku është shumë i lartë dhe ne duhet të respektojmë vullnetarët tanë të rraskapitur. Nëse zonat rajonale kanë ndaluar fishekzjarrët, atëherë le të mos kemi dy klasa të qytetarëve. Ne jemi të gjithë së bashku në këtë krizë", është shprehur Barilaro.

Kujtojmë se, 2 persona kanë humbur jetën nga zjarret në Australi, ndërkohë 911 shtëpi, 72 objekte dhe 2.095 ndërtesa janë shkatërruar komplet nga flakët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Titulli i 20-të, tifozët e Interit 'djegin' Duomon! Festë e madhe në Milano dhe qytete të tjera

VIDEO/ Titulli i 20-të, tifozët e Interit 'djegin' Duomon! Festë e madhe në Milano dhe qytete të tjera