Austri/ Aksidentohet autobusi me turistë nga Kosova, 20 të plagosur

Austri/ Aksidentohet autobusi me turistë nga Kosova, 20 të plagosur

Pamje nga aksidenti

Një autobus me targa të Kosovës është aksidentuar në një autostradë pranë Eugendorfit në Austri, ku 20 persona kanë mbetur të plagosur. 

Sipas Zëdhënësit të Policisë, Hans Wolfgurber, dyshimet janë se shoferin mund ta kishte zënë gjumi ose mund të ketë qenë një defekt teknik. 

Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 në një autostradë nga Salzburgu në drejtim të Vjenës. Autobusi me rreth 25 pasagjerë, dyshimet janë është përplasur në mbrojtësen prej betoni të autostradës. Sipas komandantit të  policisë rajonale, Herman Gerstgraser,  tre persona janë plagosur më rëndë dhe 16 të tjerë më lehtë. Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitalin shtetëror në Salzburg.

Ëolfgruber tha se autobusi po udhëtonte nga Kosova për në Habnover.

“Këta janë turistë që padyshim vijnë nga Kosova”, tha ai.

Pas aksidentit, autoritetet thanë se në vendin e ngjarjes kanë arritur vullnetarë, pjesëtarë të Kryqit të Kuq dhe të ndihmës së parë. Raportohet se vendi ku ka ndodhur aksidenti është mbyllur për qatkullimin e makinave dhe autobusi gjendet ende në vendin e ngjarjes.

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

EMRAT/ Komisioni hetimor në Shëndetësi, propozimi i PS: Të pyeten ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori 2006

EMRAT/ Komisioni hetimor në Shëndetësi, propozimi i PS: Të pyeten ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori 2006