Deputetët e të djathtës ekstreme në Austri lënë sallën ku mbante fjalim Zelensky

Deputetët e të djathtës ekstreme në Austri lënë sallën ku mbante fjalim Zelensky

Më shumë se 20 deputetë austriakë të ekstremit të djathtë janë larguar gjatë një seancë, në të cilën ka mbajtur fjalim presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Politikanët e Partisë Liria (FPO) kanë thënë se fjalimi i Zelenskyt e ka shkelur neutralitetin e Austrisë.

Ata kanë paralajmëruar në nisje të fjalimit se do të bëjnë një lloj të protestës, kundër adresimit të Zelenskyt.

Austria ka thënë më parë se nuk mund t’i ndihmojë ushtrisë ukrainase, mirëpo e mbështet Kievin në aspektin politik.

Përmes një video-adresimi, Zelensky e ka falënderuar Austrinë për ndihmën humanitare, dhe ofrimin e ndihmës për pastrim të minave.

Ai e ka mbajtur fjalimin në ditën e 400-të të nisjes së luftës në Ukrainë.

Zelensky, po ashtu, i ka ftuar deputetët austriakë që të udhëtojnë në Ukrainë dhe të shohin vetë shkallën e shkatërrimit

Presidenti i Dhomës së Ulët të Parlamentit, Wolfgang Sobotka, është zotuar për ndihmë më të madhe financiare dhe humanitare në Ukrainë, dhe ka thënë se ky shtet e meriton solidaritetin e Austrisë.

Mirëpo, teksa Zelensky ka folur, një grup i politikanëve, kanë dalë jashtë dhe kanë lënë mbishkrimet mbi tavolinat e tyre “hapësirë për neutralitet” dhe “hapësirë për paqe”.

Ata kanë qenë deputetët e vetëm që e kanë kundërshtuar fjalimin e Zelenskyt.

“Neutraliteti i përhershëm” i Austrisë ka qenë pjesë e kushtetutës së këtij shteti prej vitit 1955.

Ligji përcakton që “Austria nuk do të përfshihet kurrë në aleanca ushtarake dhe as nuk do të lejojë ndërtimin e bazave ushtarake të shteteve të huaja në territorin e saj”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Ndaloni dominimin e SHBA-së, fokusohuni në Kinë dhe Indi! Presidenti bjellorus kërkon armëpushim me Ukrainën, Rusia nuk pranon


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY/ Kronika e përgjakur e pushtimit italian më 7 prill të 1939

CRIME STORY/ Kronika e përgjakur e pushtimit italian më 7 prill të 1939