Austria miraton vaksinimin me detyrim për të rriturit që nga 1 shkurti! Nëse refuzojnë do gjobiten deri në 3600 euro

Austria miraton vaksinimin me detyrim për të rriturit që nga 1 shkurti! Nëse refuzojnë do gjobiten deri në 3600 euro

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Austrisë miratoi një projekt-ligj duke e bërë të detyrueshme vaksinimin kundër COVID-19 për të rriturit që nga 1 shkurti.  Projektligji u votua me 137 vota pro dhe 33 kundër, ndërsa tani duhet të kalojë te dhoma e sipërme dhe të nënshkruhet nga presidenti Alexander Van der Bellen, hapa të cilët do të jenë kryesisht formalitete.

Afërsisht 72% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar kundër COVID-19, një nga normat më të ulëta në Evropën Perëndimore. Pas përfundimit të një mbyllje të 4 në vend për  shkak të variantit Omicron, infektimet janë rritur ndjeshëm dhe për të shmangur një tjetër mbyllje vaksinimi do të bëhet me detyrim.

"Të bësh të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 është një dalje emergjente nga kufizimet e vazhdueshme ndaj të drejtave tona personale dhe themelore si ato që na është dashur të durojmë në dy vitet e fundit," kryetarja e opozitës Socialdemokrate.

Nëse qytetartë nuk janë vaksinuar do të poërballen me gjoba deri në 600 euro pas 15 marsit dhe nëse refuzojnë sërish do të gjobiten deri në  3,600 euro.

Italia e ka bërë të detyrueshme vaksinimin kundër COVID-19 për ata të moshës 50 vjeç e lart, ndërsa Greqia ka bërë të njëjtën gjë për mbi 60 vjeç dhe vende të ndryshme evropiane e kanë bërë këtë për disa profesione si personeli mjekësor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pr/ligji për shëndetin riprodhues/ Njihen nënat surrogato dhe e drejta për të ruajtur qeliza riprodhuese me metodën e ngrirjes

Pr/ligji për shëndetin riprodhues/ Njihen nënat surrogato dhe e drejta për të ruajtur qeliza riprodhuese me metodën e ngrirjes