Austria rihap pa kufizime kufirin me Italinë dhe 30 vende të tjera

Austria rihap pa kufizime kufirin me Italinë dhe 30 vende të tjera

Austria njoftoi sot se do të rihapë kufirin me Italinë nga data 16 qershor dhe se do të lejojë udhëtimin e lirë nga shumica e vendeve evropiane, po nga kjo datë.

Javën e kaluar, ajo i ka hequr kufizimet në udhëtim për disa shtete fqinje, por e ka përjashtuar Italinë - njërin nga vendet e goditura më së keqi nga pandemia e koronavirusit në Evropë.

“Po, po e hapim kufirin. Për shembull, udhëtimi në Itali, Greqi, Kroaci do të jetë i mundur”, tha ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, në një konferencë për media në Vjenë.

Nga 16 qershori, Austria do të mirëpresë udhëtarë nga 31 vende pa kufizime.

Përjashtime janë Suedia, Spanja, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar, tha Schallenberg.

Udhëtarët nga këto vende do të duhet të kenë test negativ për koronavirus ose t’i nënshtrohen karantinës për dy javë.

Suedia është në listë për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të të infektuarve me koronavirus në ditët e fundit, tha ministri austriak i Shëndetësisë, Rudolf Anschober.

Sipas tij, edhe Portugalia ka numër në rritje të rasteve, ndërsa Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar janë në mesin e vendeve me numrin më të lartë të të infektuarve

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxxx: 12/06/2020 02:43

    Jam per rritje te masave shtrenguese dhe jo per karantinimin e njerezve. Me masa shtrenguese nenkuptoj perdorimin e maskave ne cdo ambjent te mbipopulluar qofte brenda ambjenteve te lokaleve etj apo qofte jashte nw rruge apo parqe publike, dhw mosperdorimi i tyre te denohet me gjobe qofte dhe minimaliste me1000 leke te reja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!